Politika

Zgjedhjet, Rama-Meta: LSI me 15 bashki, merr dhe Gjirokastrën

Përreth 1 orë e gjysmë dy krerët e mazhorancës kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kur na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet vendore, mazhoranca intensifikon takimet me qëllim plotësimin e listës së kandidatëve. Dy krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan sot për të vendosur mbi procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për 61 bashkitë e reja të vendit.
rama_meta
Takimi mes kreut të PS-së, Rama dhe atij të LSI-së, Meta u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, ku nisi në orën 11:00. Dy kryetarët e partive kryesore të mazhorancës, Rama dhe Meta u shoqëruan në takim nga krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili. Në këtë takim është diskutuar rreth procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve nëpër bashkitë e vendit. Më herët liderët e këtyre partive janë shprehur se do të dalin në zgjedhje si dy parti, por si një forcë e vetme.

12:45 – Rama dhe Meta deklaratë për mediat

Rama: Presim propozimet e LSI-së për 15 bashki

Pas aludimeve për ndarjen e bashkive mes dy forcave politike të mazhorancës, ishte vetë kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili bëri të qartë bashkitë që do të merren në patronazh nga LSI. Rama tha se janë 15 bashki të cilat i janë besuar LSI, ndërkohë që theksoi se formulën e re me të cilën do të zhvillohen zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Në parim në zgjedhjet do paraqitemi me kandidat të përbashkët, jo ndarje mekanike të njësive vendore por do ecim me formulë të re kur çdo njëri nga partitë do ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish, por edhe të drejtën e votës, për të dhënë konsensusin për kandidatët e propozuar.

Ndarjen e përgjegjësisë për të propozuar, më pas do vazhdojmë me shoshitjen e kandidaturave përmes një procesi konsultimesh. Kemi përcaktuar paraprakisht që të presim propozimet si të PS nga LSI, për bashkitë si më poshtëm:

Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Përrenjas, Selenicë dhe Kolonjë. Bashkitë ku propozimet që do konsultohen. PS ka përgjegjësinë që pasi të përmbyllen formula përfundimtare e koalicionit, të flitet me forcat e tjera politike”, deklaroi Rama.

Meta: Kandidatët e përbashkët, do përzgjidhen me konsensus

“Dua të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin mjaft konstruktiv deri tani e që do vazhdoj të jetë deri në fund. Shqetësimi tonë i përbashkët është që kjo reformë madhore, historike, gjatë kësaj periudhe qeverisëse siç është reforma territoriale të kurorëzohet me sukses përmes zgjedhjes së administratorëve. Në këtë drejtim prioriteti ynë ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, me një konsensus sa më të gjerë me komunitetet. Ka qenë dhe mbetet një reformë madhore, e domosdoshme, përmes përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kryetarëve në 21 qershor që do jap impaktet e saj sa më pozitive në shërbimet e qytetarëve. Sikurse u theksua nga kryeministri Rama kandidatët janë dhe do të jenë të përbashkët, do të përzgjidhen me konsensus, çdo forcë do sjellë emra që janë më përfaqësues. Do jemi sa më të vëmendshëm për raportin e barazisë gjinore. Do sjellim sa më shuma gra si kandidate apo dhe në këshillat bashkiake”, tha Meta.

Marrëveshja me PDIU, Rama: Të hapur për diskutime me të gjitha partitë, përveç PD

I pyetur nëse do t’i japë PDIU-së 5 bashki kryeministri Rama tha se kemi hapur diskutimet me gjithë partitë e tjerë përveç PD-së, por dhe në këtë rast do të niset nga kandidatët. Rama tha se në Këshillat Bashkiak do të ketë një përfaqësim 50 me 50 mes burrave dhe grave.

“Zgjedhjet kanë një peshë të vecantë pasi jemi në kushtet kur jemi të sifiduar nga nevoja për të jetësuar një reformë historike, na vendos përball transformimit të qeverisjes vendore dhe për këtë është më rëndësi të veçantë se formula e re nuk është një zgjedhje apo zgjidhje mekanike por një zgjidhje që na çon drej kandidatëve jo përmes një flamuri partiak por përmes cilësish të besueshme. Forcat politike do ta kërkojnë që kandidati të ketë sa më shumë konsesus të qytetarëve. Këto janë zgjedhje për qytetarët, ka një peshë të veccantë edhe garantimi i një hapi tjetër në funksion të bazrazisë gjinore, do kemi si asnjë herë tjetër gra dhe vajza kandidate. Në këshillat bashkiak 50% burra e 50 % gra. Për sa i përket marrëveshjes me partitë e tjera ne kemi hapur diskutimet me gjithë partitë e tjerë jo me PD-në dhe do shikojmë hap pas hapi me të njëjtën logjikë, do niemi nga kandidatët dhe nga mundësitë”, deklaroi Rama.

I pyetur nëse Tiranën do e drejtojë një grua, Rama tha: Pse jo, por sidoqoftë kohën e kemi përpara, objektivi është që brenda muajti mars të përfundojmë me kandidaturat për t’iu dhënë mundësi që kandidatët të vazhdojnë më kontakte. Duhet të shfrytëzojnë kohën që të jenë në territore ku kanidatët të prezantohen.

Ndërhyrje e Ilir Metës: Deri në datën 1 prill do merret vesh lista e plotë… Prilli do të filloj me emra të qartë.

PS i jep LSI-së 15 bashki mes tyre edhe Bashkia e Gjirokastrës
Kreu i Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur pas takimit me kreun e LSI-së, Meta edhe listën me 15 bashkitë që Lëvizja Socialiste për Integrim do të kandidojë. Mes tyre bie në sy edhe Bashkia e Gjirokastrës që ka qenë bastion i PS.

Lista e Bashkive ku kandidon LSI
1-Bashkia e Beratit,
2-Bashkia e Lezhës,
3-Bashkia e Kukësit,
4-Bashkia e Gjirokastrës,
5-Bashkia e Pogradecit,
6-Bashkia e Skraparit,
7-Bashkia e Vorës,
8-Bashkia e Bulqizës,
9-Bashkia e Kuçovës,
10-Bashkia e Cërrikut,
11-Bashkia e Mallakastrës.
12-Bashkia e Delvinës,
13-Bashkia e Prrenjasit,
14-Bashkia e Selenicës,
15-Bashkia e Kolonjës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button