Amerika

Zgjedhjet te Republikanët: Politico parashikon të mos ketë fitues

Me shumë mundësi asnjë prej kandidatëve republikanë nuk do të 䡔tojë emërimin direkt dhe do të shkohet në Kongres, i cili do të përcaktojë se kush do të jetë kandidati zyrtar. Ky është një lajm jo i mirë për Donald Trump.

Sipas një vëzhgimi të “Politico”, shanset që Trump apo Cruz të fitojnë nominimin direkt, janë afër zeros. Cruzit i duhet të fitojë mbi 90 përqind të delegatëve të mbetur në garë për t’u shpallur kandidati zyrtar, thuajse gjë e pamundur.

Ndërkohë Trump ka ulur ritmin duke zvogëluar shanset për nominim direkt. “Politico” ka kryer sondazhe në shtetet e mbetura ku do të votohet, dhe 90 përqind e republikanëve mendojnë se do jetë Kongresi që do të shpallë kandidatin zyrtar, dhe vetëm 7 përqind mendojnë se Trump mund të fitojë nominimin para Kongresit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button