☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,580 ▲0.78%
DOW 46,670 ▲0.71%
NASDAQ 21,835 ▲1.13%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,764 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,060 ▲ +1.34% ETH $2,112 ▲ +2.09% XRP $1.3470 ▲ +1.79% SOL $82.5400 ▲ +1.23%
S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 % S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore 2015, të dhëna për procesin e të dielës

2015Zgjedhjet vendore të 21 qershorit që mbahen të dielën në Shqipëri konsiderohen mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisjes vendore dhe ecurinë e procesit të integrimit. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend, që nga viti 1991.

Më poshtë vijojnë të dhëna zyrtare për zgjedhjet e së dielës:

– Qytetarët shqiptarë votojnë të dielën për kryetarët e rinj të 61 bashkive dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë.
– 62 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ për të konkuruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.
– Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Alenca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti.
– Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra.
– Të regjistruar në listat e votuesve figurojnë 3.382.295 zgjedhës
– Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi.
– Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik.
– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin
– Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa
3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë.
– Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.