Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është vendosur nën kontroll dhe zjarri është fikur. Sipas të dhënave paraprake, shkak është bërë humusi i nëntokës, i cili vijon të digjet dhe, i ndikuar nga era, mund të rindizet në sipërfaqe.
Zjarrfikësit kanë vijuar punën për të siguruar që vatra të mos riaktivizohet dhe zjarri të mos përhapet në zonat përreth.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.