Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,896 ▲ +0.04% ETH $2,446 ▲ +0.16% XRP $1.3861 ▲ +0.01% SOL $104.4900 ▼ -0.07%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Kronika

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe në disa raste, nga Kalabria drejt zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Salento.

Hetimi për operacionin e koduar “Whisper”, i cili më 10 korrik çoi në ekzekutimin e një mase sigurie ndaj 23 personave. Vendimi ishte firmosur nga gjyqtarja për hetimet paraprake në Lecce, Valeria Federe.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 106 episode kriminale, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës.

Hetuesit kanë identifikuar dy grupe të dyshuara kriminale, të pavarura nga njëri-tjetri, me bazat e aktivitetit në Leçe dhe Oria.

Sipas akuzës, droga nisej nga Shqipëria, kalonte nëpër vende të ndryshme, përfshirë edhe vendet e Europës Veriore, dhe më pas transportohej me rrugë tokësore drejt Italisë. Qyteti i Ories dyshohet se kishte marrë një rol të rëndësishëm në hyrjen dhe shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në territorin e Salentos.

Hetimi “Whisper” lidhet edhe me persona që kanë dalë më herët në një tjetër dosje të trafikut ndërkombëtar të drogës, të koduar “Ura”, e zhvilluar në maj të vitit 2025 dhe që përfshinte trafikun mes Shqipërisë dhe Pulias.

Emri “Whisper” lidhet me mënyrën se si personat nën hetim komunikonin me njëri-tjetrin, duke përdorur biseda dhe shprehje për të diskutuar aktivitetin e dyshuar kriminal.

Rreth 58 kilogramë drogë të sekuestruar

Gjatë hetimit janë sekuestruar rreth 58 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht rreth 3 kilogramë kokainë, 30 kilogramë heroinë dhe 25 kilogramë marijuanë.

Njoftimi për përfundimin e hetimeve paraprake është një hap që i paraprin një vendimi të mundshëm të prokurorisë për të kërkuar dërgimin e çështjes në gjykim.

Personat nën hetim kanë tashmë një afat prej 20 ditësh nga njoftimi për përfundimin e hetimeve për të paraqitur memorandume, prova apo për të kërkuar kryerjen e veprimeve të tjera në mbrojtje të tyre.

Në dosjen e Prokurorisë së Leçes përfshihen:

Personat nën hetim

Angelo Zanzarelli

Giovanni Antico

Antonio Baldassarre

Myrteza Balliu

Massimiliano Barba

Francesca Marta Calogiuri

Aldo Caputi

Francesca Caputi

Silvia Caputi

Marco Carbone

Salvatore Castelluzzo

Piera Cavallo

Adi Coba

Giuseppe Ambrogio Condina

Davide Corlianò

Vincenzo Corradi

Douglas Costantini

Gabriele Carmine Cuna

Davide D’Incecco

Loris De Livrano

Gianfranco De Livrano

Angelo De Luca

Adolfo De Stefano

Danilo De Tommasi

Giuseppe Dimitri

Teresa Dimitri

Giovanni Dollorenzo

Antonio Alessio Fanti

Francesco Flore

Emanuele Fuso

Agron Ganaj, i njohur si “Marco”

Valentina Giodice

Alessandro Greco

Eduart Leba

Antonio Letizia

Romeo Lleshi

Donato Lodeserto

Tomas Manni

Addolorata Mariano

Luisa Mazzuti

Roberto Mazzuti

Klajdi Musaku

Stefano Natali

Francesco Patisso

Antonio Pentassuglia

Carmine Pentassuglia

Giuseppe Pentassuglia

Raffaele Pezzuto

Rebecca Pindinello

Danilo Polimeno

Emanuel Ramaj

Luca Rimo

Simone Luca Santantonio

Alessandro Serino

Anastasia Serino

Emiliana Sinistro

Gianluca Antonio Spiri, i njohur si “Luca” ose “Spirito”

Alessandro Stelitano

Giorgia Suma

Sara Tafuro, e njohur si “Rosa”

Antonio Tolentino

Ervin Verjoni

Anna Zanzarelli

Anna Lucia Zanzarelli

Antonio Zanzarelli

Donato Zanzarelli

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.