🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,923 ▲ +1.02% ETH $1,732 ▲ +1.52% XRP $1.1455 ▲ +0.84% SOL $71.4500 ▲ +3.06%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Opinion

Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!

Nga ERMAL MALOSMANI

Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë. Një monolog i gjatë e viktimizues, në përpjekje për të gjetur arsyen e kësaj gjëme që po ju ndodh pa pritë e pa pandehur!

Ç’ishte kjo sokëllimë prej hiçgjëkundit që shpërtheu në sheshin e vëmendjes prej histerikëve të diskursit?
Zoti Rama, dishepulli më i spikatur i vëmendjes, shpikësi më i madh i situatave që blejnë vëmendje, befas, na tregoi se sot jemi në “shoqërinë e vëmendjes dhe algoritmit”!
Pata një kënaqësi të veçantë ta shoh këtë bullist të pashoq, këtë Zot të bullizmit, tu shpjegojë turmës së tij të lodhur e djersitur, sesi arsyeja e ka të humbur betejën me fuqinë e algoritmit!
Sipas zotit Rama- janë Zotat e algoritmit që stimulojnë dramën, skandalin, shpifjen dhe zhdukin si armiq të tyre të vërtetën, arsyen, faktin.
Gati nuk po qante për këtë dramë të kohës sonë bash ai që algoritmin e ka në shpirt, në vena, në zemër! Ai që jeton për shfaqjen, batutën, formën, ekzibicionisti më i madh në botë; Kryeministri i brekusheve, barcaletave dhe delirimeve në zgrip të budallallëkut, po ankohej që shekulli ynë është shekulli i algoritmit.
Më kujtoi një skenë nga Don Kishoti që e përmend Kundera te eseja Perdja.
Don Kishoti pasi rruhet në një berberhane merr legenin dhe e vë kokë. E quan helmetë. Me të futet në një klub plot me njerëz. Pas tij rend me të drejtën e së vërtetës Berberi. Futet në klub dhe kërkon mbrapsht legenin e tij. Don Kishoti refuzon: “Kjo është helmeta ime, jo legeni yt” – i thotë. Berberi po plaste nga inati. Për të dalë nga situata kërkon një votim të fshehtë të të gjithë njerëzve në klub. Don Kishoti pajtohet. Me shumicë absolute votash del që objekti në kokën e Don Kishotit është helmetë, kurrsesi legen.
Të gjithë tallen me berberin. Në rastin tonë me Kryeminiatrin. Po ja quajnë legenin- helmetë! Dhe e qeshin.
Rama po e shiste veten si viktimë të algoritmit. Kjo është njësoj sikur Gëbelsi të shitet si viktimë e propagandës.
Për të mos e zgjatur këtë shkrim më shumë seç duhet, zoti Rama duhet të kuptojë një gjë. Nuk ka asnjë algoritëm, asnjë shtysë të huaj apo komplot ndërkombëtar që ndez një zjarr të mosarsyes. Diçka ka gjithmonë që një shkëndijë ndez një zjarr: drutë janë gati.
Është gjithmonë një shqisë e gjashtë që turma e ka në adn-në e vet që e ndez atë. Është e vërtetë që ata rendin nga një arsye te tjetra sepse e ndjejnë thellë se janë të manipuluar. Nëse do më kërkohej mua për vete, arsyeja e parë e kryesore e revoltës është mospjesëmarrja në pushtet!
Po zoti Rama, mospjesëmarrja është arsyeja kryesore. Përjashtimi në gjithçka, në çdo vendimmarrje! Është e tmerrshme të kuptosh që gjithçka në këtë vend e vendos një njeri, i vetmi njeri. Edhe ngjyrat e një shtëpie në Vuno apo Lukovë, edhe Drejtorin e më të humburit interes e vendos Kryeministri! Kurrë nuk ka pasë një piramidë të tillë, delirante, vendimmarrjeje! Unë fyhem edhe kur emëron apo ç’emëron Ministrat e tu zoti Rama. Çfarë përdhosjeje publike dinjiteti kur i shoh tu dridhet mjekra nga befasia që u zbriti nga Olimpi! Në piramidën e veseve të zotit Rama, krejt në majë, do vija Arrogancën poshtëruese.
E dyta zoti Rama (që në fakt është e para). Ju qeverisni në një aleancë me bosat e krimit, biznesit dhe medias. Nuk është opinion kjo, është e vërtetuar me dosjet e Spakut ku shumë prej pronave të trafikantëve më të mëdhenj ndërkombëtar janë konfiskuar në zonat më elitare të ndërtimit, atje ku për gjithçka duhet firma juaj. Si mbërritën tek ti këta shakatorë të përparimit? Si ua dhe pothuaj 1 milion m katror leje këtyre kreshnikëve të narkotrafikut? Ndoshta ky është një lloj vizioni për kapitalizmin por ka një të keqe!
E dini çka është e keqja kryesore? Sepse paratë e tyre të instaluara në ekonomi janë shkatërrimtare për ekonominë e të vobektëve dhe mesatarëve. Me ardhjen e atyre parave çdo çmim konsumi u bë dyfish. Megjithëse leku po bën kërdinë ndaj euros. Si mundet ta shpjegoj që euro bie me 40% dhe çmimi i mallrave të importit rritet me 80%?! Dhe këto kosto nuk i ndjeni ju zoti Kryeministër, as klientët apo kolegët tuaj. I ndjejnë më së shumti ata që mbushin sheshin televiziv siç e quanit ju.
E treta zoti Rama është fakti që eksponentët e Qeverisjes suaj kanë dalë në përgjime duke ndarë paratë e shtetit si të ishin të tyret. Dakort, mund të thoni që edhe vende të tjera bëjnë të tilla, nuk jam kondra. Por, hajduti që kapet futet në burg zoti Rama. Ai që nuk kapet shijon produktet e “punës” së tij. Znj Balluku është kapur me presh në dorë zoti Rama. Gjëra të vogla por është kapur. Ti na tregove me arrogancën karakteristike se nuk pyet për Spak e as opinion publik. Na the kam 83 vota. Ja, edhe kjo na fyeu zoti Rama.
Prandaj, edhe në mos e dinë ta shprehin mirë se pse po dalin, ti duhet ta vrasësh një çikë mendjen:
“Çfarë kanë këta pionerë të algoritmit me mua”?
Me pak fjalë ose më mirë me një fjalë, i mundon një virus i tmerrshëm: Pafuqia përpara teje dhe arrogancës së pushtetit tënd.
Ja, kjo është. Algoritmi është pasojë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.