🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.11 ▲1.71%
ARI 3,913 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.33% ETH $2,268 ▼ -0.99% XRP $1.2564 ▲ +0.39% SOL $92.2500 ▼ -2.17%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.11 ▲1.71 % ARI 3,913 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.11 ▲1.71 % ARI 3,913 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Për pesë muaj nga pagesat rrugore janë mbledhur mbi 31 milionë euro

“Nga fillimi i këtij viti deri në qershor, nga pagesa e taksave rrugore në vend janë mbledhur shumë rekord prej 1.919.775.277 denarësh (mbi 31 milion euro), krahasuar me vitin e kaluar janë mbledhur 21.891.532 denarë më shumë”, informuan për AIM nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh).

Pikëpagesa më e frekuentuar është në Tetovë, e ndjekur nga Petrovec, Romanovce, Glumova, Miladinovci, Zhelina, Gostivar, Stobi, Kadrifakova, Preod, Sopoti, Demir Kapija, Otovica, Gjevgjelia.

Sipas mjeteve të mbledhura dhe çmimit të biletave, të ardhurat më të larta janë në Romanovcë, e ndjekur nga Miladinovci, Petrovec, Glumova, Zhelina, Tetova, Stobi, Preod, Gostivar, Sopot, Gjevgjelia, Kadrifakovo, Otovica, Demir Kapija.

“Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, sa herë që ka një vëllim të shtuar të trafikut në stacionet e pagesës, dhe veçanërisht në sezonin e verës, Departamenti i Mbledhjes së Taksave harton një plan veprimi (orar) ku në çdo stacion pagese në të dy korridoret, të gjitha korsitë e disponueshme vihen në funksion, natyrisht, përparësi i jepet njëlloj mbledhjes elektronike të taksave (ENP) në MTag ku të paktën një korsi është gjithmonë në funksion – këto janë automjete që kalojnë pa u ndalur, dhe mbledhjes elektronike të taksave MCard – këto janë automjete që nuk kanë kontakt me një punonjës, pra kalim pa kontakt”, thonë nga NPRrSh.

Pjesa e mbledhjes elektronike të taksave në qarkullimin total të taksave është 36 përqind e gjithsej 11 stacioneve të pagesës ku është futur.

NPRrSh thekson se të dhënat mbi shitjen e pajisjeve elektronike dhe rimbushjen e tyre, veçanërisht pasi pajisjet m-tag janë të disponueshme edhe në pikat e shitjes së operatorëve, tregojnë se mbledhja elektronike e taksave është rritur me 6 përqind të totalit të mbledhjes së tillë.

Ndryshe, vitin e kaluar (deri më 23 dhjetor) nga mbledhja e pagesës u arrit fitim prej 4,158,914,362 denarë (67,624,624 euro)./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.