Kronika

Zv.drejtori Qato: 6699 punonjës policie, në terren për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Policia e Shtetit paraqiti të premten planin e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, më 21 Qershor. Nëndrejtori Altin Qato, në një dalje për mediat, tha se policia është e angazhuar për rend dhe siguri gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Janë marrë masa të veçanta për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për të shoqëruar kutitë e votimit. Policia do të marrë në ruajtje çdo qendër votimi”, tha Qato, i cili shtoi se nga ora 18:00 e së shtunës do të merren në ruajtje qendrat e votimit.

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit bëri të ditur se do të jenë 6699 punonjës policie të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve: “Garantojmë se do të ushtrojmë standardet më të larta profesionale”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button