MaqedoniaRajoni

Kuvendi i Maqedonise se Veriut voton propozimin francez

Me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër”, pa deputetët e opozitës u kaluan konkluzionet e propozimit francez. Kjo ditë është e rëndësishme, pas do i hapë rrugë Maqedonisë së veriut në rrugën e sajë drejtim integrimeve europiane. Opozita nuk ka marre pjese ne votim.

Menjehere kreu i opozites Mickoski në një pres konferecë për media tha LSDM-ja si pasardhëse e komunisteve, shëndrrohet në shërbëtorë të Bullgarisë. “Dua që të them që nuk është kryer asgjë, ne do te vazhdojmë me luftën tonë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutë. Kjo gjë nuk do të kaloj në parlament. Nuk do të pranojmë ndryshime kushtetuese. Nuk terhiqemi, sepse pas e kemi familjen, dinjitetin dhe Maqedoninë tonë. Edhe dicka për në fund për të gjithë kombësitë që jetojnë në Maqedoni, ajo qe do të ndodhë në Bruksel, do të thonë që kanë pranuar diçka që i bie asimilimin e popullit maqedonas. Qeveria e ardhshme në krye me VMRO do të ketë detyrë të vështirë për të rregulluar këtë tradhëti”.

Ai gjithashtu tha se “Bujar Osmani ka agjendë tjetër”, i pyetur nga gazetarët Micksosi la të kuptohet se agjenda e huaj e Bujar Osmanit sipas Mickoskit është ajo e Shqipërisë”, tha Mickoski në pres konferencë, pas votimit të propozimit francez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button