Ekonomia

Banka Qendrore pret ulje të inflacionit në vitin 2023

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të ulet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të afrohet pranë objektivit prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2024.

Sipas BSH-së, pritshmëritë bazohen në parashikimet për uljen e inflacionit të importuar dhe në efektet që po jep normalizimi i normave të interesit.

Inflacioni pritet të shënojë një pikë kthese në muajt në vazhdim dhe të reduktohet progresivisht në vitin 2023.

Të dhënat e muajve të fundit tregojnë se, rritja e çmimeve të lëndëve bazë, por edhe të atyre të konsumit, tek partnerët tanë kryesorë, po vijnë në rënie. Ndërkohë që pritjet inflacioniste në vend nuk kanë shënuar shmangie nga objektivi proporcional me rritjen e inflacionit. Ndërsa faktor i rëndësishëm është normalizimi i politikës monetare.

Banka e Shqipërisë, thekson në raportin e fundit të politikës monetare se, do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si në ambientin e brendshëm dhe në atë të huaj.

“Angazhimi ynë ka qenë dhe do të mbetet marrja në kohë e çdo mase të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit ekonomik e monetar, si parakusht për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, thekson BSH-ja në këtë raport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button