Ekonomia

Projekti i Sazanit/ Dhëndri i Trump akuzohet për korrupsion

Revista e njohur amerikane Newsweek shkruan se Jared Kushner u përball menjëherë me akuza për korrupsion nga kongresmeni Robert Garcia, një demokrat nga Kalifornia, pas publikimit të lajmeve për marrëveshjet e reja të tij në fushën e pasurive të paluajtshme. Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Trump dhe që punonte në politikat për Lindjen e Mesme, postoi fotografi për projektet e tij të reja të zhvillimit në Shqipëri dhe Serbi. Projektet e propozuara përfshijnë ndërtesa luksoze në brigjet e Shqipërisë dhe në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

“Ne jemi shumë të emocionuar. Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër” – tha Kushner për New York Times.

Marrëveshjet do të bëhen përmes firmës së investimeve të Kushner, “Affinity Partners”, të cilën ai e hapi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Kompania mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha NYT se ende nuk ka përcaktuar nëse fondet saudite do të përdoren për projektin.

Kushner i tha TYT se ai ka punuar në marrëveshjet e reja me Richard Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare në kabinetin e Trump nga shkurti 2020 deri në maj 2020. Megjithatë, dhëndri i ish-presidentit ka marrë edhe reagime kundër për këto marrëveshje.

“Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësuesin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja, sipas raporteve të reja. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe po përpiqemi fort për të siguruar që kjo çështje të tërheqë vëmendjen që kërkon. Ky është korrupsion i vërtetë” –shkroi Garcia në X.

Newsweek thotë se kontaktoi me Affinity Partners përmes formularit në internet dhe zyrës së Garcias përmes emailit për një koment.

Ndërkohë, Robert Weissman, president i Public Citizen, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte në konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha NYT.

“Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi. Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump” – thotë ai.

Kushner hodhi poshtë çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij qeveritare, duke thënë për Times,“Askush nuk po më dhuron marrëveshje”.

Ai tha se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me Trump dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor.

Gjatë samitit të Axios BFD në Miami muajin e kaluar, Kushner mohoi se kishte ndonjë konflikt interesi me PIF dhe hodhi poshtë shqetësimet rreth pranimit të fondeve nga princi saudit i kurorës duke e quajtur vendin arab “një nga investitorët më prestigjiozë në botë”. “

Në samit, Kushner u pyet nëse ai besonte se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, me të cilin ai ka bërë biznes pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ishte përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kushner u përgjigj: “Unë e njoh personin me të cilin jam marrë. Mendoj se ai është një lider vizionar. Mendoj se ajo që ka bërë në atë rajon është transformuese.”

Khashoggi, një gazetar me qëndrim në SHBA, kritik ndaj udhëheqjes së Arabisë Saudite dhe bin Salmanit, u vra në një konsullatë saudite në Stamboll në tetor 2018. Një muaj më vonë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) arriti në përfundimin se princi i kurorës saudite kishte urdhëruar vrasjen e tij, duke sfiduar pretendimet e udhëheqjes saudite se ata nuk ishin të përfshirë në vrasje.
Trump, i cili ishte president në kohën e vrasjes, mohoi gjetjet dhe bllokoi publikimin e një raporti të paklasifikuar që identifikonte këdo të përfshirë në këtë rast.

Ndërsa Biden po bën fushatë për rizgjedhje, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdojnë hetimin e tyre për shkarkimin e presidentit. Biden është akuzuar se është përfshirë dhe ka përfituar nga bizneset e huaja të djalit të tij, Hunter Biden.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar në mënyrë të përsëritur se Biden ka pasur ndonjëherë ndonjë lidhje me marrëdhëniet e djalit të tij dhe Biden e quajti hetimin e shkarkimit një “marifet politik të pabazë”.

Në rrjetin X disa përdorues kanë shkruar se Kushner po bën të gjitha ato për të cilat akuzohet djali i Biden.

Trump është kandidati presidencial i republikanëve për vitin 2024 dhe ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, presidentin demokrat, përsëri në nëntor. ©Marrë nga Newsweek, përshtati në shqip LAPSI.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button