Ekonomia

Lame: Legalizimi i ndërtimeve në zonat informale do të përfundojë brenda mandatit qeverisës

Kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave /Ndërtimeve Informale (ALUIZNI-t) Artan Lame u shpreh të mërkurën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, se “legalizimi i ndërtimeve në zonat informale do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës”.

Duke raportuar në komision e Kuvendit mbi veprimtarinë një vjeçare të ALUIZNI-t, Lame vuri në dukje se deri në fund të vitit 2015, do të bëhen 20 mijë legalizime.

Sipas tij, aktualisht janë kryer rreth 446 mijë vetëdeklarime për ndërtime pa leje që prej vitit 2005, nga të cilat rezulton se 100 mijë janë rideklarime për të njëjtin objekt, ndërsa 200 mijë janë ndërtime, që bëjnë pjesë në grupin e ndërtimeve në zonat informale dhe zonat urbane.

Lame deklaroi se në këto dy vite janë legalizuar rreth 40 mijë ndërtime dhe janë bërë124 mijë objekte të matura. Në një kohë që nga vitit 2006-2013 rezulton të jenë legalizuar 21 mijë ndërtime, gjysma prej të cilave duhet të rianaliziohen, pasi janë në kundërshtim me ligjin, tha ai.tan-lame-kom-vep-prodhuse Foto Agim Dobi

I pyetur nga deputetet për çështjen e “Lagunës blu”, Lame shpjegoi se leja për ndërtimet në këtë zonë është dhënë nga qeveria Berisha, ashtu sikurse vijoi ai, eshtë dhënë dhe leja për ndërtimin e pallatit në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Lame theksoi se proçesi i legalizimit po zhvillohet në trasparencë të plotë dhe është një proçes që i hap rrugë zhvillimit të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button