Politika

Media publike austriake: Qeveria shqiptare e zhytur në korrupsion dhe krim! Rama nuk është i pafajshëm

Transmetuesi publik austriak, ORF, publikoi një reportazh nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka njohur një bum turistik gjatë këtij viti.

Por në reportazh theksohet se ky bum turistik po vjen me kosto për ambientin, duke nënvizuar betonizimin dhe ndërtimet pa leje. Ndër të tjera sillet edhe shembulli i Aeroportit të Vlorës, që po ndërtohet në një zonë të mbrojtur.

Por një pjesë e madhe e reportazhit i kushtohet situatës politike në Shqipëri. Gazetari thotë se drejtuesit e BE, Ursula von der Leyen dhe kancelari Olaf Scholz e vlerësojnë kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me BE-në, por kjo është vetëm fasadë.

“Kryeministri socialist Edi Rama është pro-evropian, por stili i tij i drejtimit kritikohet si mjaft autoritar. Qeveria po hetohet vazhdimisht për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar,” thekson ORF.

Rrjeti austriak ka intervistuar profesorin e Universitetit të Vjenës, historianin dhe njohësin e mirë të Shqipërisë, Oliver Jens Schmitt.

“Është e habitshme se si udhëheqja politike e Perëndimit bie gjithmonë brenda për figura si Edi Rama dhe pozicionohen pa u përpjekur që të shohin përtej fasadës. Nëse BE ecën me logjikën se ai është i gatshëm dhe i aftë për të bashkëpunuar, atëherë Rama përputhet me këtë logjikë. Por nëse bëhet fjalë për shtetin e të drejtës dhe funksionimin e demokracisë, atëherë situata në Shqipëri është problematike.

Edi Rama vetë është bërë i madh si politikan e të ashtuquajturës Parti Socialiste të post-komunizmit, të cilën e drejton me dorë të fortë, një një sistem që nuk është më demokraci funksionale,” thotë Schmitt.

Në reportazh thuhet se një seri zyrtarësh të lartë në Shqipëri janë dënuar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

“Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me gjysmë vite e burg për një incenerator, që ka zhdukur miliona euro. Ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ai ka ndihmuar një bandë mafioze shqiptare në Itali. Dhe ish-zëvendësi i Ramës dhe ish-zëvendëskryeministri është arratisur nga Shqipëria pasi hetohet për korrupsion dhe pastrim parash”.

Kryeministrit vetë nuk i është provuar ndonjë krim, raporton ORF. Por kjo nuk është provë se Rama është i pafajshëm, thotë Oliver Jens Schmitt.

Ai thotë se është paradoksale të mendosh se ai është i vetmi personalitet në këtë sistem që nuk e di për korrupsionin e kriminelëve dhe politikanëve të partisë së tij dhe tradhtohet prej tyre.

“Ministrat që shërbejnë poshtë tij, kanë ndikim shumë të kufizuar. Për të, kjo formë rotacioni është një mjet pushteti,” thotë Schmitt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button