Politika

PD: Shkelje me tenderat, është kapur edhe komisioni i ankesave

Partia Demokratike akuzoi qeverinë për afera gjigante korruptive në fushën e tenderave publikë.

Në një dalje për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma foli për favorizimin e një emri të vetëm që ka vënë në kontroll, sipas saj, edhe vetë komisionin e shqyrtimit të ankesave.

“Emri i Sadri Abazit është në çdo institucion. Sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë që ka me kryeministrin, lidhja me komisarët si Taulanti, por këta oligarkë kanë kapur institucionet e prokurimit. Faktet janë tronditës, tregojnë tentakulat e oligarkëve që janë shtrirë kudo”, deklaroi Duma.

Opozita kërkon përgjigjien për një pyetje të saj.

“A është sot njëri prej drejtuesve të Sadriut funksionar i lartë i Komisionit të Prokurimeve Publike? Ky Komision është zyra kryesore ku shqyrton ankesat që kanë subjektet për çdo shkelje dhe padrejtësi në tender. Pra nga njëra anë Sadriu kap çdo tender dhe nga ana tjetër u mbyll gojën  të gjitha ankesave pasi ka kapur Komisionin e Prokurimeve Publike”, thotë Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button