Kronika

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-Ministrin Ksera

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, 5 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.

Të pandehurit akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike.

Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës i akuzon, si më poshtë:

Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim, dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ”Spektakël Karabashi”, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button