Kronika

Incidenti në Burrel, pranga bashkëpronarëve të minierës

Pronarët e një kompanie private që menaxhon një minierë në Burrel dhe një drejtor teknik i saj janë arrestuar nga policia pas incidenteve që ndodhën nën tokë më herët gjatë muajit, ku mbeti i plagosur një minator.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Dibrës, në pranga kanë përfunduar shtetasit Baftjar Heta dhe Bajram Kola, bashkëpronarë të kompanisë që menaxhon minierën, si dhe Bashkim Lika, drejtor teknik i saj.

Sipas burimit, arrestimi i këtyre personave ka ardhur pas ngjarjes së para pak ditëve në galerinë numër 5, kur një minator, teksa përpiqej të ndizte një kallëp dinamiti u zu poshtë nga një masiv gurësh, të cilët e lënduan në kokë.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë, e cila i akuzon shtetasit Heta, Kola dhe Lika për veprën penale të “shkeljes së rregullave të sigurisë në punë”.

Ndërkohë, minatori i plagosur, 53-vjeçari me inicialet B.A ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në Tiranë, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button