☁️
Tiranë 10°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.17 ▼1.93%
ARI 4,129 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,698 ▲ +0.48% ETH $2,119 ▲ +0.27% XRP $1.1024 ▲ +0.96% SOL $86.1900 ▲ +0.12%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.17 ▼1.93 % ARI 4,129 ▲0.34 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.17 ▼1.93 % ARI 4,129 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ish-deputeti i Ilir Metës del nga SPAK me gojën kyçur

Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni dha shpjegime për 4 orë me radhë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni nuk bëri asnjë koment në lidhje me sa dëshmoi në prokurori, por ndryshe nga ish-shefi i tij Ilir Meta, që ka ashpërsuar tonet ndaj SPAK, ish-deputeti theksoi se Struktura Antikorrupsion duhet mbështetur.

“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.” – u shpreh Ralf Gjoni.

Gjoni ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Metës si këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas deputet i LSI.

Rrugët e tij me Metën e Kryemadhin u ndanë në 2019, kur refuzoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

SPAK mësohet ta ketë pyetur për marrëdhëniet që ka patur me Metën e Kryemadhin. Spak po heton për çiftin Meta-Kryemadhi për çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit me SHBA dhe pasurinë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.