Kronika

Tom Doshi për herë të tretë në Prokurori: Ngjarja nuk është sajesë, do i shkoj deri në fund!

Deputeti Tom Doshi është paraqitur rreth orës 10:20 të paradites së sotme për herë të tretë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

doshi_1Pak para se të shkelte në zyrat e organit të akuzës ku do të pyetet rreth cështjes që ai pretendon për eliminim fizik, në një prononcim në rrjetin social, Facebook, Doshi garanton se ngjarja nuk është sajesë. Madje, Doshi thotë se do e zbardhë cështjen, pavarësisht se cfarë do të nxjerrin sot Spartak Braho dhe Ilir Meta.

“Të dashur qytetare. Pavarësisht atyre që do nxjerrin Iliri me Spartakun, një gjë j’u garantoj, që kjo ngjarje nuk është sajesë dhe porositësi është Ilir Meta.

Zbardhjen e kësaj cështje do ta bëj un bashkë me ndihmën tuaj.

Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button