Ekonomia

41 mijë sipërmarrës shqiptarë me biznes në itali, të 4-tit në listë

Të dhënat e një studimi të fundit tregojnë se, në Itali ka 41.153 shqiptarë sipërmarrës. Kjo shifër i referohet vetëm atyre që rezultojnë juridikisht si të huaj, dhe jo shqiptarëve të cilët janë bërë shtetas italianë.

Të dhënat tregojnë se, shqiptarët zënë 6.1% të totalit të sipërmarrësve të huaj në vend dhe se janë të katërtit në listë, pas shtetasve nga Maroku, Kina dhe Rumania. Shifrat i referohen vitit 2016, në të cilin numërohen 448 mijë shtetas shqiptarë emigrant në vend. Kjo do të thotë se, thuajse një në dhjetë shqiptarë që ka zgjedhur të jetojë në emigrim në Itali, ka vendosur të merrret me një biznes, të çfarëdolloji qoftë ai.

Disa shifra të tjera ndërkohë, të publikuara vetëm pak kohë më parë, tregonin se, shqiptarët në Itali, si të punësuar, prodhojnë pak më shumë se 12 miliardë euro në ekonominë e vendit, vetëm nëpërmjet kontributeve të tyre, çka përkthehet në rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë, dhe në thuajse 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë.

Disa të dhëna të tjera të pak kohëve më parë ndërkohë, tregonin se, në Itali ka rreth 32 mijë biznese me pronësi apo bashkëpronësi shqiptare, çka do të thotë se, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve sipërmarrës, thuajse një në katër, nuk janë pronarë të vetëm të ndërmarrjes së tyre, dhe se e ndajnë me të paktën një person tjetër, në pjesën dërrmuese të rasteve, po shqiptar, që mund të jetë edhe familjar i afërt, apo bashkëshort a bashkëshorte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button