Amerika

Uashington, avioni i pasagjerëve aksidentohet në pistë

Një avion i kompanisë “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Dublini dhe u ul pasditen e së mërkurës në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington, u përfshi në një aksident në pistë.

Zëdhënësja e aeroporti, Kimberly Gibs tha se incidenti ndodhi rreth orës 15:45 minuta të së mërkurës ku avioni është përplasur me një pjesë të ndërtesës.

Megjithëse avioni pësoi dëmtime të konsiderueshme duke prekur edhe një nga motorët, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa pasagjerët u evakuuan menjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button