Kronika

Veliaj: Nuk mund të japim 130 mijë për një lojtar që luan 7 minuta gjithsej

Kryebashkiaku Veliaj ka sqaruar sot edhe situatën në klubin e futbollit “Tirana”, duke theksuar se situata financiare nuk e lejon që të bëjë investime të ekzagjeruara në blerjen e futbollistëve.

“Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionare në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksionar shumicë, edhe në sport klub “Tirana”, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionarit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionarësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime.

I kam kërkuar z. Halili të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ‘Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri’, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet”, tha Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button