Home / Politika / Ristani: S’ka koalicion me LSI

Ristani: S’ka koalicion me LSI

Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e dytë në koalicionin qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”, tha Ristani për Ora News.

Ristani tha se beteja e radhës e opozitës do të jenë zgjedhjet e parakohshme, proces që sipas tij do të përgatitet nga një qeveri teknike.

“Për PD, qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”, shtoi ai.

2 comments

  1. Ristani.ti je nje pleh I kopese te hajduterise te fashizmit te sali berishes.Prisni edhe nje muaj.

  2. po te duash ristani ne se kemi problem ri ne opozit gjithe jeten

Leave a Reply

%d bloggers like this: