Home / Kronika / OSHEE, kompania kërkon ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes së punonjësit të saj

OSHEE, kompania kërkon ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes së punonjësit të saj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dënoi me forcë ngjarjen e një nate më parë në Shkodër, ku humbi jetën elektricistit Zamir Velaj, i cili u qëllua me thikë në krye të detyrës.

OSHEE-ja kërkon nga organet e drejtësisë ndëshkimin maksimal të autorit të kësaj vepre penale. “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka qenë dhe do të jetë pranë çdo abonenti debitor me synim gjetjen e formave sa më lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Gjithsesi, për asnjë arsye OSHEE-ja nuk do të heqë dorë nga konsolidimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Elektricisti Velaj u qëllua në fshatin Oblikë të Shkodrës nga një debitor i energjisë elektrike, ndërsa humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Policia arrestoi si autor Martin Zefin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.