Home / roze / Rita in Red

Rita in Red

Angazhimet profesionale e kanë lidhur me Nju Jorkun prej disa javësh dhe nga “Molla e Madhe”, Rita Ora vijon të tërheqë vëmendjen.

Këtë herë, këngëtarja u shfaq në rrugët e qytetit amerikan më e zjarrtë se kurrë. E veshur me një kostum uniform të kuq, që i tregonte linjat, 25-vjeçarja dukej në lartësinë e programit që drejton, “America’s Next Top Model”.

Duke folur për sekretin e linjave, këngëtarja thotë se është e vetëdijshme që nuk mund të quhet një person i dobët, por as i shëndoshë.

“Nuk mbaj dietë. Sa herë që kam uri apo dua të ha diçka, thjesht e marrë atë dhe e ha”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: