Presidenti do të hedhë shortin për anëtarët e KED
Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese qe detyron të hedhë shortin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 5 dite nga hyrja ne fuqi e kushtetutës se re.
Edhe pse ligji qe percakton kriteret ende nuk eshte miratuar nga Kuvendi, Presidenti shfaqet i vendosur per te respektuar kushtetuten. Vendimi i Kreut të Shtetit konfirmoht nga burime të Ora News, të cilat nuk dhane detaje te hollësishme mbi menyren se si Z. Nishani do ta ushtroje kompetencen e tij brenda datës 16 gusht.
Pavarësisht ngërçit të krijuar për shkak të mos miratimit të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të ushtrojë kompetencën e tij, për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Burime të sigurta të Ora News konfirmuan se brenda afatit që i ka lënë Kushtetuta, datës 16 gusht, kreu i shtetit do të respektojë kompetencen e tij kushtetuese , por pa dhënë më tepër detaje.
Presidenti i Republikës, në takimin që pati të martën me grupet parlamentare e cilësoi si domosdoshmëri zhvillimin të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit.
Neni 149 i Kushtetutës, përcakton se Këshilli i Emërimeve përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.
Ky duket se do të jetë edhe filtri që do të përdorë kreu i shtetit për hedhjen e shortit, në mungesë të ligjit që bën vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili duhet të miratohet nga Komisoni I Posaçëm i Reformës dhe më tej nga Kuvendi i Shqipërisë.
I njëjti nen përcakton se Presidenti i Republikës përzgjedh me short, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative për të plotësuar trupën e KED.
Plehu Nishani.Pse te mos vendosen kritere si edukimi ne SHBA ose BE,grada shkencore,ndershmeria gjate punes etj.Plehrat shqipetare ne Tirane zgjedhin shortin.Injoranca dhe turpi shqipetar.
Shorti eshte educate rruge,Prandaj kopeja e saliut zgjodhi presidentin nga rruga.