Home / Politika / Basha: Ja përse nuk ka para’ për qytetarët

Basha: Ja përse nuk ka para’ për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se nuk ka para’ për qytetarët pasi “1 miliardë euro vidhen e shpërdorohen çdo vit në tatime, dogana, tendera dhe koncesione hajdutërie”.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi: “Edi Rama ka pranuar publikisht faturën e korrupsionit të tij, që rëndon drejtpërdrejt tek qytetarët. Rama thotë se nuk bëjmë dot ujësjellës e rrugë sepse nuk ka para. Sepse 1 miliardë euro vidhen e shpërdorohen çdo vit në tatime, dogana, tendera dhe koncesione hajdutërie. Janë para’ të shqiptarëve, të djersës së tyre, të taksave që paguajnë, por që plaçkiten nga qeveritarët e nuk kthehen në të mira për qytetarët. S’ka para, thotë Rama, për ujësjellës e rrugë. Nuk ka para për ilaçe, për ndihmë ekonomike, për rritje pensionesh e rrogash. Nuk ka si të ketë, kjo është fatura e korrupsionit”.

Më tej, Basha shton se nuk ka para’ për qytetarët, por ka për “rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij”.

“Por ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash.
Ka 15 milionë dollarë për bileta avionësh.
Ka 320 milionë euro për koncesionet hajdutërore të Ramës e Beqës në shëndetësi.
Ka miliona për oligarkinë e Carapulëve, Papulëve, Ismailajve e Nushëve, për kulla, palma, makina luksi, dhe prapë kulla që i ndajnë me Ramët, Gjiknurët e Ahmetajt me shokë.
Ka para’ për udhëtime me charter, për syze 70 mijë euro e për hotelet më luksoze të botës.
Ja pra, ky është fundi i një qeverisjeje të korruptuar në palcë, në çdo degë të saj, siç thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Para’, prona dhe luks sheikësh për Ramën me shokë, por për qytetarët s’ka ujë, s’ka asnjë investim të ri, s’ka asnjë vend të ri pune.
Partia Demokratike do t’i kthejë këto para’ tek qytetarët: me ulje taksash, investime publike që ju shërbejnë qytetarëve e jo oligarkëve, me subvencione në bujqësi, me hapjen e vendeve të reja të punës”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.