Kosova

Biden në Kosovë, Thaçi: Pa kalimin e demarkacionit, Kosova e izoluar

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka takuar paraditen e sotme presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Biden dolin në një konferencë për mediat me presidentin Thaçi. Në fjalën e tij, presidenti tha se Kosova do të mbetet e izoluar pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Joe Biden tha se Uashingtoni ka një marrëdhënie të veçantë me Prishtinën, si edhe përmendi veçanërisht lidhjen speciale të familjes së tij me Kosovën. Më parë zëvendëspresidenti amerikan u takua me Kryeministrin Isa Mustafa.

Mustafa në një shkrim në faqen e tij në “Facebook” ka shkruar se të dy kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm bilateral, duke mos treguar për çfarë saktësisht biseduan.

Sipas Mustafës, vizita e Joe Biden në Kosovë do të ketë ndikim pozitiv në pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Biden mbërriti mbrëmjen e së martës në Prishtinë për një vizitë zyrtare. Rreth orës 22:00, avioni i zëvendësit të presidentit Obama është ulur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button