Home / Parlamentare / Vetingu brenda gushtit. Mblidhet Komisioni, “konsensus” paraprak

Vetingu brenda gushtit. Mblidhet Komisioni, “konsensus” paraprak

Komisioni i Reformës në Drejtësi është vënë në garë me kohën për projektligjin e Vetingut. Dhe ndryshe nga sa është vepruar deri tani, Komisioni ka rënë dakord që ekspertët e të gjitha palëve të punojnë së bashku për të patur një draft të pakontestuar.

“U prezantuan komentet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe do të ulen këto ditë ekspertët për të gjetur versionin përfundimtar të hartimeve. Është proces hartimi legjislativ dhe besoj se do të mbyllet shpejt”, u shpreh Bylykbashi.

Në Komision ekspertët ndërkombëtarë nuk paraqitën një material të shkruar dhe, megjithëse janë shprehur për përfshirjen e vërejtjeve të opozitës, mbetet i paqartë opinioni i tyre për  rolin e Inspektoratit të Pasurisë në verifikimin e pasurive gjatë Vetingut apo të drejtorisë qeveritare që kontrollon integritetin e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit.

“Përfaqësuesi i BE-së deklaroi se të gjitha opinionet që ai shprehu për vërejtjet që kanë shprehur kolegët e opozitës, ishin qëndrime të Komisionit të BE-së. Ne kërkuam që të diskutohen me ekspertët dhe ata të na sjellin një material të përmbledhur për ato që u ra dakord dhe për ato që nuk u ra dakord”, tha Majko.

Të gjitha përpjekjet po bëhen që projektligji të miratohet brenda 30 gushtit. Kryetari i Kuvendit thotë se ka vullnet nga të gjitha palët dhe se duhet të ruhet fryma e konsensusit për të shmangur kontestimet në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias.

“Është shumë herët që të paragjykojmë. Unë mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të shohim dallimet në çdo rast. Absolutisht që opinionet e Brukselit janë shumë të rëndësishme”, u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Anëtarëve të komisionit u janë shpërndarë edhe 2 ligje të tjera, ai i Prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe i organeve të qeverisjes së drejtësisë, ku bën këshilli i emërimeve. Palët synojnë që edhe këto dy ligje të miratohen brenda muajit gusht.

One comment

  1. SHBA,BE,NATO te bombardoje familjet e nipit te hajdutit ahmet zogu,Nexhmije hoxhes,Fatos nanos Ilir metes,Sali berishes,lulezim bashes,bujar Nishanit Adriatik Llalles,xhezair zaganjorit,Jozefina topallit.kastriot Islamit rexhep mejdanit dhe plehrat e hajduterise te PD fashiste

Leave a Reply

%d bloggers like this: