Ekonomia

Fluks vizitorësh në Berat, 11 359 turistë në periudhën janar-qershor 2016

Qyteti i Beratit në periudhën janar-qershor 2016 u vizitua nga 11, 359 turistë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë.

Ministria e Kulturës në një njopftim për shtyp bën të ditur se rritja e numrit të vizitorëve ka ardhur falë mirëmenaxhimit të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre.

Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Berati u shpall në vitin 1961, zyrtarisht qytet muze. Ai ka pasuri të konsiderueshme monumentesh, ndërsa sot  trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button