Ekonomia

Rama: Investime pas dekadash harrese në Krujë

Investimet e qeverisë në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane janë shtrirë edhe në qytetin historik e turistik të Krujës.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook” sjell pamje të projektit që po zbatohet në hyrje të qytetit të Krujës, që përfshin edhe një parkim nëntokësor.

“Edhe në qytetin historik e turistik të Krujës, pas dy dekadash të gjata harrese, rrënimi e kaosi mjedisor, ka nisur të fryjë era e Rilindjes Urbane. Njëri prej projekteve të rëndësishme që po realizohen, është hyrja e Krujës dhe parkimi nëntokësor, që sigurojnë një standard krejt tjetër mikpritjeje, lëvizshmërie e sigurie në qytetin e Kështjellës së famshme”, shkruan Rama, në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e djeshme Kryeministri Rama postoi disa fotografi nga rikonstruksioni i Gjimnazit “Shote Galica” i Krujës, një kompleks i ri shkollor me mbështetjen e programit kombëtar të Rilindjes Urbane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button