Kronika

Vlorë, makina e dy italianëve përfshihet nga flakët, shkrumbohet plotësisht

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Himarë – Borsh, pranë vendit të quajtur “Qafa e Leros”, është përfshirë nga flakët një automjet tip “Toyota” me targë AA 662 JZ .

Raportohet se automjeti ishte marrë me qira nga dy italianë.

Nga zjarri mjeti është djegur plotësisht. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se të dy italianet që udhëtonin në mjet nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike shkaktuar në lëvizje e sipër të këtij automjeti. Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button