Kronika

Gjenden në Elbasan tre adoleshentet nga Pogradeci

Gjenden në Elbasan tri vajzat e zhdukura nga fshati Selcë i Pogradecit. Lajmi është bërë me dije nga burime zyrtare që kanë thënë se vajzat u gjetën në Elbasan dhe tashmë janë në policinë e këtij qyteti ku po zhvillohet procedura hetimore e zakonshme.

Nderkohe nga burime te tjera mesohet se vajzat janë dorëzuar vetë në policinë e këtij qyteti. Tre vajza të mitura u denoncuan të humbura, në fshatin Selcë të poshtme të Pogradecit.

Shtetasi Bashkim Çollaku, 45 vjeç, deklaroi se dy vajzat e tij, shtetaset Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, sëbashku me fqinjën e tyre,  Arjola Baci 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Identifikohen vajzat

Tri vajza në moshë të mitur janë denoncuar ditën e sotme të zhdukura në Pogradec. Ato janë identifikuar me emrat Bleona Çollaku, 16 vjece, Lorena Çollaku, 14 vjeçe  dhe Arjola Baci, 16 vjece, fqinje e dy motrave.

Ato janë larguar nga banesa pa dhënë asnjë adresë ndërsa të afërmit kanë denoncuar ngjarjen në polici. U larguan me fqinjën e tyre, babai i alarmuar njofton policinë për zhdukjen e dy vajzave të mnitura, 14 dhe 16 vjec. Burime nga policia pohuan se Bashkim Çollaku, 45 vjeç, ka deklaruar se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci, 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Fill pas denoncimit, Bashkim Çollaku rrëfehu për ‘News24’ se vajzat ishin larguar mesnatën e së premtes dhe që prej asaj kohe nuk ka folur më me to. Ai ka pohuar edhe njëherë se vajzat janë larguar me shoqen e tyre Arjola Baci, të cilën sipas tij e kanë edhe fqinjë, ndërsa shtoi se ka frikë se dikush mund t’i ketë marrë për qëllime trafikimi. “I kam rritur me shumë mundime dy vajzat e mia. Kam frikë se mund të mi trafikojnë vajzat, ndaj i bëj apel policisë që ti gjejë sa më parë vajzat. Shoqen e tyre unë e mbaja si vajzën time. Dyshoj se dikush i mori me qëllim trafikimi.”, tha babai.

Policia e Pogradecit bëri me dije se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave, ndërsa janë marrë në pyetje të afërm të të dy familjeve. Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të largimit me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur sëfundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundëshm drejt Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button