Sporti

De Biasi: Cana nuk do të jetë më kapiten i Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Giani De Biazi ka konkfirmuar se futbollisti Lorik Cana nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjëve.

Në një konferencë për shtyp De Biazi ka thënë se Cana ka dhënë një konttribut të madh në Kombëtare si dhe në kampionatin europian. De Biazi ka pohuar se së shpejti do të bëhet publik edhe emri i kapitenit të ri të Kombëtares.

De Biazi ka folur edhe rreth ndeshjes miqësore me Marokun dhe grupit të eleminatorëve për botërorin Rusi 2018.

“Maroku është një ekip i përgatitur, madje në këtë moment është më e përgatitur se ne. Grupi i jonë është mjaft i vështirë, pasi kemi Italinë, Spanjën dhe Izrealin, por edhe ndeshja me Maqedoninë duhet vlerësuar dhe duhet të japim maksimumin sepse nëse dështojmë do të bëjmë një figurë të keqe para publikut.  Që nga ky cast duhet të punojmë për të krijuar skuadrën e re. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme”, u shpreh tekniku italian.

Trajneri i kombëtares tha gjithashtu se në dy ndeshjet e ardhshme skuadra do të jetë ajo që ka luajtur në Francë.

“Grupi është po ai i Francës. Tomas Strakosha nga data 3 shtator i bashkohet skuadrës si portier i katërt”, theksoi De Biazi.

De Biasi i pyetur nga gazetarët se a do ta merrte Rashicën nëse do të kthej në kohë, trajneri u shpreh i bindur “jo”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button