Ekonomia

FMN miraton kredinë e radhës, 35.9 milionë euro për Shqipërinë

FMN ka miratuar këstin e radhës prej 35.9 milione euro për Shqipërinë, bëhet e ditur në një njoftim të këtij institucioni. Në Uashington Bordi Ekzekutiv i Fondit ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.

Deri më tani FMN i ka disbursuar Shqipërisë 298 milionë euro.

Ndërsa ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme, FMN ka lënë disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksen e pronës. “Reformat fiskale strukturorë që mundësojnë tatimin e pronës sipas vlerës së tregut do të forcojnë menaxhimin e financave publike.

Politikat e autoriteteve duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nëpërmjet lehtësimit monetar” vlerësohet në njoftimin per shtyp të FMN. Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button