Home / Teknologji / Shpejtësi rekord 4G

Shpejtësi rekord 4G

Shumë kompani kanë përveshur mëngët për ngritjen e teknologjisë së re të internetit, atë 5G, megjithëse ajo 4G ende mbulon vetëm një pjesë të vogël të globit.

5G premton shumë dhe për ta kuptuar këtë mjafton të shihet se çfarë bëhet me një pajisje që mundëson shpejtësin 4G.

Kështu, Elisa, një kompani e telefonisë celulare dhe shpërndarjeje interneti në Finlandë (Internet Service Provider; ISP) thotë se ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë së shkarkimi nga një telefon (download) duke përdorur teknologjinë Huawei.

Kompania në fjalë thotë se arriti të sigurojë 1.9 GB për sekondë shpejtësi shkarkimi me këto pajisje, një shifër rekord përsa i takon teknologjisë 4G, sepse për 5G është shpejtësi është me të vërtetë marramendëse; 1 Terabit për sekondë është rekordi i regjistruar gjatë testimeve në Universitetin e Surreyt në Britaninë e Madhe.

Kjo e fundit dhe Suedia janë dy vendet që mbajnë renditen të parat në botë për mbulimin me internet dhe shpejtësinë e tij, ndjekur nga Finlanda dhe Estonia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.