Kronika

Durres, gjendet edhe trupi i 18 vjeçares që u mbyt te “Shkëmbi i Kavajës”

Tragjedia e djeshme ky dy vajza, të një familje,  u mbytën në Durres, te “Shkëmbi i Kavajës”, ka krijuar tronditje të madhe, për familjarët dhe opiniominj. Policia Kufitare e Durrësit ka arritur të gjejë edhe trupin e 18 vjeçares I.H. e cila u mbyt në plazhin e Durrësit, në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”. Trupi i vajzës është gjetur pas disa orë kërkimesh, pranë trupit të kushërirës së saj 4 vjeçare E.B.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, të ditës së djeshme, kur vogëlushja E.B. është future në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë arritur të dalin më.

Sipas njoftimit të policisë, “më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë. Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij”.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, ku u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Duke kontrolluar nga deti dhe nga ajri, pas disa orësh, për shkak edhe të errësirës është gejtur edhe trupi i mbytur i 18 vjeçares I.B.

Mësohet se të dy vajzat me familjarët e tyre nga Elbasani ishin drejtuar ne bregdetin e Durrësit për pushikme.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button