Kronika

Një pushues nga Kosova humbi jetën në plazhin e Tales në Lezhë

Një person nga Kosova u mbyt në plazhin e Tales në Lezhë. Policia njofton se rreth orës 11.00, në plazhin e Tales në Lezhë, Myzafer Et’hemi, rreth 57 vjeç, banues në Ferizaj – Kosovë , i cili ishte pushues në Tale – Lezhë, me disa shokë të tij, ka humbur jetën sapo është futur në det. Nga hetimet paraprake si dhe nga ekspertiza mjeko- ligjore, dyshohet për shkaqe natyrale (hemoragji cerebrale). Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme hetimore. Një ditë më parë në Durrës u mbytën dy vajza nga Elbasani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button