Kronika

Një mundësi e dytë për aplikuesit e lotarisë amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi të gjithë të interesuarit dhe aplikuesit për Lotarinë DV-217 se janë shtuar të përzgjedhur të rinj.
Përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, Ambasada fton të gjithë aplikuesit që nuk kanë rezultuar fitues në fazën e parë të përzgjedhjes, që nisi më 3 maj, që të rikontrollojnë statusin e tyre përmes kodit që kanë marrë elektronikisht në momentin e aplikimit online.
Sa u takon të përzgjedhurve, ambasada thotë se ata duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.
“Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”, mbyllet njoftimi i Ambasadës Amerikane

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button