Sporti

Raporti i UEFA-s, reagon Bode: Shpifje të ulëta e denigruese

Raporti i UEFA-s, reagon Bode: Shpifje të ulëta e denigruese

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka reaguar pas publikimit në media të raportit të UEFA-s, ku përmendet edhe emri i tij si i përfshirë në trukimet e ndeshjeve nga ana e Skënderbeut, që çoi në pezullimin për 1 vit të skuadrës korçare nga kompeticionet europiane. Përmes një postimi në Facebook, Bode mohon të ketë lidhje me trukime ndeshjesh apo privatizimin e skuadrës së Skënderbeut, ndërsa e cilëson të turpshme përmendjen e emrit të tij në këtë raport.

Reagimi i plotë i deputetit Ridvan Bode

I habitur dhe i indinjuar, mësova nga mediat se është përmendur emri im, Ridvan Bode, në justifikimin e një vendimi për dënimin e klubit të futbollit “Skënderbeu” me pezullim nga pjesëmarrja në kompeticionet e ligës europiane të futbollit.
Për opinionin publik dua të sqaroj se:
1- Nuk kam qenë asnjëherë financues, donator apo anëtar bordi në asnjë organizim shoqëror, kulturor apo sportiv në Shqipëri apo jashtë saj.
2 – Si fans futbolli dhe veçanërisht i klubit të futbollit Skënderbeu, kam dhënë mbështetjen time nga shkallët e stadiumit siç bëjnë mijëra sportdashës. Asnjëherë nuk kam kontaktuar për të influencuar në ecurinë e futbollit e as drejtuesit e klubit, as trajnerin apo lojtarë. Kurrë nuk jam takuar apo biseduar për ndeshje apo rezultate me presidentë, trajnerë apo lojtarë të asnjë ekipi futbolli.
3 – Nuk kam lidhje me privatizimin e klubit të futbollit Skënderbeu (me sa di ai nuk është i privatizuar). Klubi ka qenë në pronësi të bashkisë ku kryetar ka qenë zv.kryeministri aktual dhe çdo procedurë transformimi apo privatizimi kryhet nga Bashkia Korçë.
4- Nuk kam privatizuar ndonjë lotari sportive shtetërore, pasi nuk ka patur të tilla. Është dhënë me ligj licenca e Lotarisë Kombëtare që nuk ka të bëjë me baste sportive.
5 – Shpreh indinjatën time për përfshirje në një material të tillë, të prezumuar jo politik, të akuzave dhe konsideratave politike të eksponentëve të qeverisë aktuale të bëra ndaj meje. Për sa më sipër do të ndjek ligjërisht shpifjet e ulëta e denigruese ndaj meje në të gjitha instancat kompetente.
P.S. Nuk jam njohur me asnjë material zyrtar. Reagimi im bazohet në sa është shkruar në media.
Ridvan Bode

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button