Home / Kosova / Si e morri në qafë AKI-ja agjentin e saj?

Si e morri në qafë AKI-ja agjentin e saj?

si-e-morri-n-euml-qaf-euml-aki-ja-agjentin-e-saj_2_hdTelegrafi mëson se agjenti i AKI-së është ekzekutuar nga ISIS, pasi që është dekonspiruar, si pasojë e njohurive minimale të tij rreth terrenit dhe grupit ISIS.

Informacionet e publikuara në media për dekonspirimin dhe ekzekutimin e një bashkëpunëtori të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në luftën e Sirisë, nga organizata Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS) mbesin ende të pa konfirmuara nga institucionet kosovare.

Megjithatë, burime të Telegrafit kanë theksuar se agjenti i AKI-së, nuk ka pasur ndihmën dhe përgatitjen e nevojshme për t’i hyrë këtij misioni. Ai dyshohet se ka shfrytëzuar rrugën të cilën e kanë përdorur ndonjëri nga luftëtarët e ISIS për t’u infiltruar brenda grupit.

Florian Qehaja, nga Qendra për Studime të Sigurisë (QKSS), ka thënë për Telegrafin se është vështirë të vihet me konkludime për performancën operacionale të organeve të inteligjencës, për arsye se ato sipas tij, në shumicën e raste janë të klasifikuara dhe qasja në to është e ndaluar.

Ai ka theksuar se këtu nuk përbën përjashtim as Kosova sepse të gjitha operacionet klasifikohen sipas Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.

“Mirëpo, rastin e paraqitur në media, për ekzekutimin e agjentit të AKI-s,ë duhet parë me rezerva sepse nuk ka asnjë bazë që mund të vërtetohet. Kur kësaj i shtohet edhe fakti që performanca e AKI-së lë shumë për të dëshiruar në aspektin më bazik – atë defanziv, atëherë konstatimi për marrjen me rezervë të këtij rasti veç çka fuqizohet”, ka thënë Qehaja për Telegrafin.

Sipas tij, edhe shërbimet inteligjente të konsoliduara nga vendet e ndryshme të botës vështirë se penetrojnë një zonë të tillë për shkak të rrezikshmërisë së madhe.

“Ato kryesisht bazohen në informacionet e CIA, Mi6 apo shërbimeve të fuqive të mëdha. Kur flas për rrezikshmëri atëherë mendoj për operacione super-speciale të shërbimeve inteligjente ku realisht dekonspirimi i mundshëm i informatorëve do të merr jetën e individit pasi që aty nuk aplikohet fare konventa e Gjenevës”, ka thënë ai.

Qehaja ka theksuar se në shtete normale, kryeministri dhe presidentja por edhe komisioni relevant parlamentar (që për momentin nuk është formuar) sipas tij, do të duhej të ftonte në raportim drejtorin e AKI-së që të qartësojë informacionin – përkatësisht ta mohoj apo ta pohoj.

“Nëse pohohet, atëherë si pjesë e llogaridhënies do të duhej të jepeshin fakte në mënyrë që të njoftoheshin qytetarët. Aq më parë nëse do të bëhej fjalë për qytetarë tanë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk ka informacione sa i përket dekonspirimit dhe vrasjes së bashkëpunëtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Nuk jemi në dijeni dhe kjo nuk është punë e jona. Agjencia Kosovare e Inteligjencës është agjenci e pavarur. Nuk është kompetencë e imja. AKI-ja i përgjigjet Kuvendit dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Rexhepi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: