Home / Intervista / Bushati: Ilir Meta, kandidatura më e fortë për të qenë president

Bushati: Ilir Meta, kandidatura më e fortë për të qenë president

Intervistë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhënë për emisionin Debati në Channel one të gazetarit Roland Qafoku.

Zoti ministër, a mendoni se në këto 3 vjet ai keni realizuar ato punë që synuat tre vjet më parë?

Një pjesë e mirë e zotimeve për të cilat ishim angazhuar janë përmbushur, ose janë në proces për t’u përmbushur. Kam parasysh këtu faktin që Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sot është fare pranë sigurimit të një rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, ku një punë të konsiderueshme ka bërë edhe diplomacia për të pasqyruar në një formë sa më mirë të jetë e mundur reformat e brendshme dhe detyrat e shtëpisë.

Mund të them që gjatë këtyre tre viteve kemi mundur të vendosim një raport partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të sanksionuar përmes një dokumenti të posaçëm, ku ne bashkëpunojmë  në mënyrë të përvitshme për fusha që i konsiderojmë të një rëndësie parësore.

Po ashtu Shqipëria në rajon rrezaton stabitlitet dhe siguri duke u cilësuar si vend model nga John Kerry.

Jo pak kemi berë edhe me bashkëpunimin e faktorit shqiptar jashtë, për të avancuar të drejtat e tyre dhe për t’u bërë pjesë e integrimit evropian.

Ka shumë gjëra për të përmirësuar si në funskion të zërit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, por edhe në funksion të ndërtimit të një imazhi më të mirë të shërbimit të jashtëm.

A ka ndonjë gjë që ju mund të thoni se në këto tre vjet nuk e keni bërë dhe duhej bërë?

Unë kam një listë për të cilën mendoj se duhej bërë më shumë. Kur shoh interesin e lartë për aplikimin në shërbimet e jashtme, kuptoj atë që ndiej kur bisedoj me njerëz. Ka një dëshirë shumë të zjarrtë për të shërbyer jashtë dhe nga ana tjetër armata e  diplomatëve, nevojiten që të jenë në lartësinë e detyrës. Në disa raste ne nuk e kemi këtë mundësi për shkak të kapaciteteve të dëmtuara, të munguara. Thënë shkurt nga burimet njerëzore nuk jam i kënaqur me gjendjen e shërbimit të jashtëm. Së dyti, kemi hapur një kantier shumë të madh me dixhitalizimin e shërbimeve konsullore. Janë një prej gangrenave me të cilat përballen ministrat e jashtëm dhe është kontakti i vetëm që qytetari ka me shtetin shqiptar.

Në këtë drejtim ne kemi shumë për të bërë. Kemi një aplikacion dixhital ku ofrojmë sa më shumë informacion për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, po ndryshojmë legjslacionin për të shkurtuar kohën e marrjes së shërbimit, për shërbim transparent, të sigurt me kosto të ulëta.

Kur do ta realizoni?

Besoj se fundi i vjeshtës do të përmbyllë një fazë të rëndësishme në procesin e dixhitalizimit. aplikacioni konsullor është në funksion që para dy ditësh dhe shpresojmë që do të jemi në rrugën e duhur, por natyrisht jam koshient që shërbimet konsullore dhe mënyra si i përgjigjemi kërkesave të qyteatrëve tanë, nuk është gjithmonë mënyra më e mirë.

Faleminderit për sinqeritetin zoti ministër. Pjesa e rekrutimit e stafeve të reja të diplomatëve të rinj, a është normale që në mbi 200 shtete që ka bota ne kemi vetëm në 40 shtete përfaqësi?

Për të qenë prezent në cdo pikë të globit, është një gjë shumë e mirë, por nga ana tjetër, një shumicë vendesh nuk e kanë të mundshme këtë. Kjo është një sfidë që nuk ka të bëjë thjesht me një vend të vogël të Shqipërisë, por një sfidë që e kanë shumë vende.  Ne sot për sot kemi 55, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare dhe konsullatat.

Mua më shqetëson efektiviteti i pranisë sonë në territor. Shifra 60 ka qenë një shifër në letër. Nëse i referohemi vendimeve të qeverisë Berisha, ne sot duhet të kishim ambasadë në Afrikën e Jugut, në vendet Baltike, në Norvegji dhe shumë vende të tjera, por vendimi për të hapur një ambasadë në dukje është i lehtë por duhet të shoqërohet me burime njerëzore dhe financiare. Ka disa vende në të cilat njohja e gjuhës vendase është një kusht i pashkruar për të pasur sukses diplomatik. Gjatë vieteve të tranzicionit ne kemi hasur vështirësi në njohjen e disa gjuhëve, të cilat nuk janë më të rrallë, fjala vjen vështirë të gjesh në shërbimin e jashtëm njerëz që njohin kinezçen. Ne mund të na duhen dy ose tri dekada për të riparuar disa gabime dhe mangësi të së shkuarës.

Lidhur me stafin, cfarë është sot një diplomat, cili është profili i tij, a është i denjë për të përfaqësuar shtetin shqiptar?

Mendoj që në shumicë kemi trup diploamtik që është duke u forcuar, nga pikëpamja e ekspertizës. Ministria e Jashtme për këtë pejsë i ka rezistuar dallgës së politikës, në dallim nga institicuione të tjera, me kalimin e viteve, edhe drejtimi financiar ka qenë më i mirë.

Sa është pagesa e një diplomati?

Do të kemi përmirësim vitin që vjen, në vitin e ri buxhetor, sepse kemi përcaktuar një paketë edhe për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët. Ka një përshakllëzim financiar në raport me rrogën e diplomatit dhe gruas e fëmijëve. Në disa vende është e vështirë edhe për të shkolluar fëmijën.

Po rrogat e diplomatëve?

Rroga e një diplomati varet nga grada e tij. Nuk mund të flasim për një mesatare, rroga për amabasadorin është e përcaktuar, për të tjerët është në varësi të gradës.

Kam përshtypjen që rroga, pa shpenzimet që merr shteti për jetesën, është 2 mijë euro, ose dy mijë dollarë. Mendoj që ka shumë mundësi për të përmirësuar në mënyrë konstante trajtimin e tyre.

Gjej rastin të shpreh mirënjohje ndaj Basnik Mustafaj, për një hap cilësor, kur drejtonte këtë institucion.

Këtë vendim nu ke ka marrë vetëm Besnik Mustafaj, e ka marrë qeveria Berisha. Pse nuk mund t’i thuash faleminderit Sali Berishës?

Faleminderit nuk i them dot një njeriu që i ka duart me gjak.

Kjo më kujton një titull të madh të gazetës Koha Jonë në vitin 1997.

Unë nuk e di këtë gjë.

Zoti minsitër a ka ndryshuar sjellje diplomacia e BE ndaj Shqipërisë pas miratimit të reformës në drejtësi?

Nuk di që BE të ektë pasur sjellje paragjykuese ndaj nesh. Shqipëria ka partneritet me BE, Shqipëria i ka rekordet më pozitive se vendet e tjera kandidate. Bashkëpunojmë për çështjet e sigurisë, ekstremizmit, çështjes migratore, Shqipëria ka një rrugë në procesin e integrimit, ishin 12 prioritetet, kishim ndarje detyrash mes prioriteteve që duheshin përmbushur. Jam shpresëplotë që me miratimin e reformës në drejtësi, që ne të sigurojmë rekomandimin nga ana e komisionit evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, sepse vendi ynë do të pozicionohej shumë mirë në raport me këtë proces. Ky proces nuk duhet konsideruar si diçka mekanike, ku ne miratojmë një ligj dhe marrim një karotë nga ana e Bashkimit Evropian. Ajo që ju e konsideruat si kusht dhe mua më pëlqen ta quaj prioritet, ka të bëjë me zhvillimet demokratike në Shqipëri, sepse kanë të bëjnë me jetën në këtë vend, me investimet që duam të tërheqim, shërbimet që duam të ofrojmë. Kemi hyrë në një cikël vendimtar për pjekurinë e sistemit demokratik në Shqipëri.

A keni ndonjë vërejtje për sjelljen e diplomatëve të BE me Shqipërinë?

BE është ngrehinë institucionale e avancuar, moderne e paaplikuar në asnjë territor tjetër, por nga ana tjetër nuk është çdo gjë në perfeksion. Vetë BE përballet me kriza dhe nuk duhet të harrojmë që vrulli i zgjerimit të madh të 2004, dhe 2007, nuk është më.

Brexit, kriza e eurozonës, kriza e emigrantëve, zvogëlimi i hendekut mes jugut dhe veriut të Evriopës ndikojnë në mënyrën e funskionimit,. Por BE mbetet model inspirimi.

Besoni se do të kemi Shtetet e Bashkuara të Evropës?

Besoj që projetki i integrimit evropain është e vetmja mënyrë modernizimi që Shqipëria dhe shqiptarët kanë. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Ju thatë se BE na trajton me disa standarde, unë nuk e ndaj këtë mendim, mendoj që këto reforma janë të gjitha ato lloj terapish, që i duhen një pacienti për të ndjekur me seriozitet, që pacienti të jetë në formë fizike të shkëlqyer. Ose në fushën e blertë të futbollit nuk futesh dot nëse nuk je në kondicionet më të mira fizike.

Pse BE atëherë përkedhel Serbinë? Në faqene qeverisë së Serbisë, kur BE dha ok për Serbinë  në këtë faqe u shkrua, Rusia, partneri ynë strategjik. Imagjino sikur këtë ta kishit bërë ju ose Rama.

Kjo është një çështje që ka të bëjë me përcaktueshmërinë. Vokacioni ynë është integrimi euroatlantik, ndërsa Serbia ende nuk e ka ndarë mendjen. Kjo nuk është çësthje e shikimt të rajonit me dy standarde nga ana e BE. Kur BE analizon vendet në angazhimet e tyre, është i drejtë dhe esëll në këtë analizë. Shqipëria ka qenë sistematikisht  në një linjë me BE, ndërkohë Serbia është kritikuar për këtë pikë.

Kur keni shpallur programin e qeverisë së majtë, keni deklaruar që brenda 12 vitesh, Shqipëria do të jetë anëtare e BE. Sot kafshoni buzën për këtë deklaratë?

Jo nuk kafshoj buzën, sepse Shqipëria është një një fazë reformash të thella, të cilat puthuten edhe me stadin e procesit të integrimit evropian. E theksoj edhe njëherë që jam besimplotë që këtë vjeshtë do të marrim rekomandim nga ana e komisionit evropain. Jam më besimplotë se asnëjherë tjetër që 90% e punës së këtij procesi varet nga ne dhe jo nga humori i BE. Duhet më shumë ujdi politike, vetëdije kombëtare. Secili prej aktorëve politkë duhet të shohë pyllin dhe jo pemën.

Por pse ju kur ishit në opozitë kishit të drejtë, dhe PD nuk ka të drejtë të sillet si ju?

Mendoj që ky krahasim nuk qëndron.

E keni harruar qarkun e Fierit?

Koha na dha të drejtë, sepse jemi dëshimitarë që miratimi i tre ligjeve të saj kohe, edhe pse ishte i rëndësishëm, nuk barazohej me dhënien e statusit të vendit kandidat.  Kur të mos jem në këtë zyrë dhe në politikë, do jap versionin tim për atë përpjekeje titanike për të shkuar në statusin e vendit kandidat. Për çëeshtjen e  negociatave duhet të ketë më shumë përgjegjshmëri. Kur kthej kokën pas, kur ishim  në opozitë, ka pasur çështje që mund t’i bënim më mirë. Nga ana tjetër mendoj që merita e çdo force politike është të ndërtojë mbi suksesin e kundërshtarit dhe për të mos përsëritur ato çështje që ishin fyer nga ana e kundërshtarit.

A duhej bërë greva e urisë?

Nuk kam pasur qëndrim të ndryshëm për këto çështje. Më bën përshtypje që Sali Berisha, që përçmonte këto gjëra, po bën sot gjëra që s’kanë lidhje me realitetin. Nuk di të ketë kolegë deputet që të kenë përdhosur punën e policisë në këtë mënyrë, siç bëhet nga selia e PD.

Unë kur erdha në këtë detyrë zbulova një abuzim skandaloz me atë çka ndodhte në konsullatën tonë në Milano dhe grupi i auditit për këtë institucion erdhi me propozime konkrete dhe drejtuesi I konsullatës u shkarkua pa bërë zhurmë. E çova denoncimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk kishte ndjekje për këtë dosje,  nuk mora megafonin për të thënë që prokurori është i kapur. Këto janë instrumentet që mua më jep shteti. Ka ndarje detyrash, unë jam votuar për të qeverisur, për të dhënë rezultate konkrete.

Rasti i dytë, e ashtuquajtura marrëveshje e detit. Për vetë rëndësinë që ka kjo çështje jam detyruar ta them denoncimin në publik. Ne kemi shkuar në gjykatën kushtetuese, kur ishim në opozitë, gjyakta na dhe të drejtë me vendim unanim, dhe ne nuk dolëm me megafon kur erdhëm në detyrë.

Zoti ministër si ka qeverisur e majta në këto tre vjet?

Koalicioni për Shqipërinë evropaine ka kryer disa reforma të cilat mund të konsideroheshin të pamiagjinueshme, si refroma administrative, reforma e dytë që do të rendisja, e cila ishte e paimagjinueshme që mund të ndodhte, reforma në drejtësi. Reformat janë të vështira. Edhe për reformën adminsitrative, duhet të presim 2-3 zgjedhje për të parë sesi do të funskionojë. Është shumë e vështirë t’i shpjegosh një të huaji, një kolegu që sistemi i drejtësisë gëzon reputacionin më të ulët në vendin tonë. Shkalla e mungesës  së besimit në Shqipëri është unike. Kjo refromë ishte e domosdoshme dhe shpresoj të ketë efekte të ndjeshme. Dua të përmend edhe reformën në fushën e energjisë. Për shtetin njëri ishte i nënës, njëri i njerkës. Kjo reformë ka lidhje me sundimin e së drejtës. Duhet të fusnkionoj mbi bazën e dhëneis së kontributit për një shoqëri më të mirë. Reformat në fushën e sigurisë janë të rëndeishme, pavarsisht se krimi kërkon goditje të vazhdueshme.

Unë vetëm ministrin Ahmetaj kam dëgjuar që ekonomia shqiptare është në ngritje.

Ekonomia mendoj që është në përmirësim, ndoshta jo me ritmet që do të dëshironim ne. Ekonomia jonë është në rritje, këtë e konfirmon raporti  i FMN dhe raporti i Bankës Botërore dhe instituti i statistikës. Nëse ritmet janë të kënaqshme apo jo, kjo është çështje tjetër. Unë nuk di të ketë kryeministër të lumtur në glob me rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në vendin tonë është disa herë më e lartë se në disa vende kyç të Bashkimit evropian, Por efekti i saj tek qyteatrët është i vogël, për shkak të shumë faktorëve. Mund të vazhdoj edhe me arsimin dhe shëndetësinë.

Keni të drejtë për reformat që ju përmendët, Por kam një pyetje të drejtpërdrejtë. Si mendoni ju, një shqiptar sot jeton më mirë se në vitin 2013, kur ju morët detyrën?

Mendoj se shqiptarët sot jetojnë më mirë se në vitin 2013, por unë i pari dhe gjithë kolegët në qeveri nuk jemi të kënaqur me ritmet e zhvillimit. Ne jemi në qeveri por nuk kemi shkopin magjik. Efektet e reformës në fushën e sigurisë, ato kanë një impakt në mirëqenien time si qytetar, si dhe efektet në refromën e energjisë. Ekonomia pa siguri, energji nuk ka shumë vlerë.

Por, bizneset e vogla janë në krizë.

Unë jam në kontakt të vazhdueshsëm me ta. Biznesi i vogël sot është më mirë se në 2013, por nuk është aty ku ne duam ta çojmë. Kemi edhe reformën e arsimit. Një fitore e parë është mbyllja e kioskave të arsimit. Maturantët do të shkojnë aty ku e meritojnë të shkojmë, jo aty ku dëshirojnë. Sepse përmes këtij ligji po implementojmë një sistem meritokratik.

A jeni i shqetësuar që në Shqipëri ka plantacione të tëra të mbjelljes së hashashit? Ju si mazhorancë keni një meritë si qeveri për çlrimin e Lazaratit, por nga ai moment deri sot Shqipëria është e mbushur me plantacione kanabisi.

Të thuash që në Shqipëi ka kanabis dhe të thuash që Shqipëria është e mbushur me kanabis janë dy gjëra të ndryhsme.

Zoti minsitër kjo është për të qeshur, edhe kameramanët po qeshin me këtë që thoni.

Ju keni gjithë të drejtën për të qeshur, por ju falënderoj që përmendët Lazaratin. Kjo qeveri është qeveria e parë që tregoi vullnet të hekurt për të çliruar një zonë ku nuk zbatohej ligji i shtetit shqiptar. Të thuash që Shqipëria është e mbushur me kanabis është një recetë shpifëse jo ndaj kësaj qeverie, por ndaj Shqipërisë. Pyetja për mua nuk duhet të qëndrojë a ka kanabis,a ka njerëz që shkelin ligjin. Çështja shtrohet nëse kjo qeveri e ka vullnetin ta përballë këtë fenomen? Qeveria jonë e ka treguar që e ka këtë vullnet. Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me policinë, Ju i dini personazhet e famshëm edhe në Lazarat, pjesë të pushtetit vendor që bashkëpunonin me të gjitha grupet. Dëgjova edhe disa përfaqëuses të ndriçuar të Partisë Demokratike që e lidhnin edhe humbjen në Peshkopi, me kanabisin. Kur pashë edhe qendrat e votimit dhe kandidati ynë ksihte fituar bindshëm, e kuptova që po donin të talleshin me dibranët. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, ka dalë një grup që tallet me dibranët. U çudita!

Ju pranuat se në Shqipëri ka plantacione kanabisi. Pse nuk I keni ndaluar?

Një pjesë e mirë e ditës sime si ministër i jashtëm është që të merem me shërbimet konsullore. Nuk ka asnjë minsitër në Evropë që merret me këtë çështje. Unë jam dedikuar se e di që aty ku është kontakti fizik ka gjithmonë mundësi për abuzim dhe verpime korruptive. Edhe në media janë raportuar dhe media është më e aftë për të raportuar më shpejt, përapra se këto nivele që flasim. Është njësoj si të më thaush mua, kur e di që ka korrupsion, si vazhdon të ketë praktika abuzive. Ju duhet të ishit i shqetësuar nësë unë do ju thoja stadartet tona janë fanstasike. Unë nuk di që Saimir Tahiri të ketë dalë ndonjëherë dhe të ketë thënë që nuk ka asnjë bimë të mbetur kanabisi. Ai ka marrë një pjesë të kolegëve të medias për të shoqëruar ekipin e policisë në luftën që bëjnë në përballje me këtë problem. Por kjo nuk është një çështje vetëm e policisë.

A mendoni që pas tre vitesh qeveria ka nevojë për ndryshime, sepse jemi një vit përpara zgjedhjeve të 2017 dhe zgjedhjes së presidentit të republikës?

Kjo është pyetje që mund ti bëhet kryeministrit dhe mund t’i përgjigjet vetëm ai.

Mendoni që dy premtimet tuaja më të mëdha, 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas do ti përmbushni?

Besoj se po. Hapat e para janë hedhur, për check up, për rimbursimin e ilaçeve, për të mos thënë që Ilir Beqja ka qenë arkitetki i ndërtimit të palnit tonë.

PS fitoi zgjedhjet në Dibër. Ka pasur shumë debate këto kohë. Si ka mundësi që një bashki me një kryetar të shkarkuar pas një skandali seksual, zgjedh një kandiadat nga e njëjta parti? Çfarë do të thotë kjo?

Kandidati ynë është një mjek i nderuar intelektual, i përzgjedhur me kujdesin makismal nga strukturat poltike të PS në Dibër. E gjitha fuushata jonë në Dibër ishte për Dibrën. Së treti, kjo ishte fushatë që kishte në qendër qytetarin, jo sloganin. Kam vënë re që Basha shpalli veten dibran gjatë fushatës, instaloi veten atje, dëgjoja çdo ditë që Dibra do të ishte testi për rrëzimin e qeverisë dhe fillimin e një epoke të re. Ndërkohë ajo ishte thjesht fushatë lokale. Kandidati ynë kishte një element avantazhues sepse po garonte për Dibrën me projekte për Dibrën. Të nserëmne Lulzim Basha nuk përmendi më që ishte nga Dibra, por akuzoi dibranët që ishin shitur. Por nuk çuditem, sepse siç thotë dhe zoti Meta, Basha e ka pak në stil mashtirmin.

Më vjen mirë që i referoheni zotit Meta. Si janë marrëdhëniet tuaja me të?

Siç kanë qenë gjithmonë që nga koha kur e kam njohur, marrëdhënie korrekte shumë të mira.

Si i përgjigjeni ju zërave që kanë qarkulluar edhe në media që ju si ministër  i jashtëm keni folur keq për kryetarin e kuvendit përballë diplomatëve të huaj?

Këto nuk janë zëra, pro thashetheme, edhe mediat ndahen në media serioze dhe portale në të cilët gjen turli kombinacionesh, por nuk e merr vesh se kush e shkruan diçka. Ky është një thashethem dashakeq. Por Meta ka eksperiencë të gjatë politike, ka qenë dy herë ministër i jashtëm, e di shumë mrië se çfarë ndodh, si funskionon shërbimi.

Keni miqësi me zotin Meta?

Patjetër.

A mund të jetë presidenti i Shqipërisë në vitin 2017?

A mund të jetë kandidat? Natyrisht që është kandidat i fortë për president, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në parlament. një njeri që ka qenë  kryeminsitër, ministër i jashtëm, minsitër i ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandaidat i fortë për president ,por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi presidentin e republikës.

Po nëse presidenti shpall zgjedhjet më përpara?

Besoj se kushtetua është e qartë në këtë pikë. I takon këtij paralamenti të zgjedhë presidentin e republikës.

Si janë marrëdhëniet tuaja me presidentin Bujar Nishani? Si i përgjigjeni asaj që në media u quajt si incident?

Marrëdhëniet tona janë institucionale, do doja të ishin edhe korrekte përveçse institucionale.

Ku ka gabuar sipas jush presidenti?

Presidenti ka zgjedhur të flasë në publik për këtë çështje, unë rezervoj të drejtën për t’ja thënë në sy, siç gjithmonë ia kam thënë në sy për çështjet se ku duhen rregulluar marrëdhëniet. Konferencat e ambasadorëve, në të gjithë botën janë organizuar nga ministritë e jashtme. Në 2014, ne i kërkojmë presidentit dhe autoriteteve të tjera të presin amabsadorët. Unë kam qenë në 2014 në krah të presidentit, i cili i priti ambasadorët në presidencë.

Pse e bëri presidenti këtë?

Unë nuk mendoj që kjo është një çështje që ka të bëjë me mua, por dëgjova në media që kishte thënë se kjo është një kompetencë që duhet t’i takojë presidentit.

A është normale që mes mazhorancës ka pasur zyrtarë të lartë që kanë folur me fjalor të papranueshëm me preisdentin, madje duke i kujtuar edhe sëmundjen?

Unë nuk di që dikush nga kolegët e PS të ketë abuzuar me presidentin e republikës, qoftë edhe duke vënë në pah këto elemente. Por jam kategorikisht kundër etiketimeve, jo vetëm presidentit, pro çdo indidivdi publik. Unë presidentin e konsideroj si institucion, marrëdhënia personale është diçka tjetër. Deri ditën që do të jetë në këtë deytrë do të respektohet nga ana ime si president.

Zoti ministër, unë edhe në biseda shoërore kemi përmendur një nga paraardhësit tuja, edhe në një studim timin, në librin “Historia e kryeministrave të Shqipërisë”, është një nga persoanzhet që më ka befasuar për atë që ka përfaqësuar, Maliq Bushati, kryemisnitër i pushkatuar, për shkak se është kryeminsitër,. Ai ka qenë pjesë e familjes suaj. Kur e mësuat për herë të parë hsitorinë e jetës  së tij, a e menduat për të hyrë ose jo në politikë?

Në radhë të parë dua të them diçka në lidhje me librin tuaj ma ka bërë dhuratë shefi i kabinetiet tim. Fakti që më solli si dhuratë librin tënd më erdhi mrië. E dyta, unë jam në linjë direkte me të, ndonëse mund të them që familja jonë është e madhe, dhe brenda saj do ti gjesh të gjithë personazhet që personifikojnë etapa të ndryshme të zhvillimit politik dhe shoqëror në Shqipëri. Perfitoj nga rasti për të thënë se shpresoj shumë që të largohemi gjithnjë e më tepër nga elementet e getoinës në skenën politike. Pak më parë fola për një kulturë dhe kompromis më të madh politk në vend. Sepse ka njerëz si Maliq Bushati dhe histori shumë  të errëta, por edhe pas ‘90, si rasti i arrestimit të kryeministrit Fatos Nano.

Maliq Bushatit ende nuk i janë gjetur eshtrat. Kjo është e dhimbshme zoti minsitër.

Ëshët e dhimbshme, është një proces i papërfunduar, nuk dëshiroj të ngjaj si lokalist, por edhe me një bisedë që pata gjatë kanonizimit të Nënë Terezës me kryeministrin e Kosovës, po diskutonim për rolin e Kramahmut Pahsë Bushatlliut dhe ende në Shkodër nuk ka një bust për të shprehur mirënjohjen për veprën dhe kontributin e tij, rasti i Maliq Bushatit me eshtrat apo persona të tjerë që mund të kenë kontribut të caktuar. Këto që them në intervistë, nuk janë homazhe, as rivlerësim i figurës, por është elemendti më minimal që mund të kërkohet.

Shqipëria ka pasur shumë ministra të jashtëm. A ka ndonjë që ju do ta veçonit?

Pozicioni i ministrit të jashtëm është një përgjegjësi e madhe. Unë e konsideroj veten me fat që jam në këtë detyrë, për besimin që më ka dhënë Rama. Por jam me fat që mund të konsultohem edhe me njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë detyrë, përmend këtu Ilir Metën, i cili ka qenë dy herë ministër i jashtëm dhe sot është kryetari i kuvendit, është ndër njerëzit që kupton shumë mirë dinamikën dhe vështirësinë që paraqiten këtu, Arta Daden, dy kolegë në qeveri Edmond Haxhinasto ndhe Edmond PAnaritin. Unë jam përpjekur për të mbajtur marrëdhënie të hapura edhe me Besnik Mustafain.

Leave a Reply

Your email address will not be published.