Home / Kronika / Avioni, hetim dhe në Itali. Prokuroria në gjurmë të bashkëpunëtorëve

Avioni, hetim dhe në Itali. Prokuroria në gjurmë të bashkëpunëtorëve

Dosja e “avionit të Ishmit” pritet të kthehet një çështje e përbashkët hetimore mes Shqipërisë dhe Italisë. Një burim i tha Top Channel se grupi i hetimit po pret informacion nga pala italiane për aktivitetin e dy shtetasve të përmendur në rrëfimin e tij nga piloti Guido Andrea Guidi.
Edhe pse janë idntifikuar dy persona, një italian dhe një shqiptar, drejtësia shqiptare është më tepër e interesuar për lidhjet e shtetasit shqiptar në vendin tonë dhe bashkëpuntorët e tij në qytetin e Durrësit.
Ndërsa piloti Guidi është vendosur nën ruajtje për shkak të pozicionit që pritet të përfitojë ai si bashkëpunëtor i drejtësisë, dhjetëra persona të tjerë janë marrë në pyetje për uljen e avionit “Pipper” në grykëderdhjen e Ishmit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të konfirmojë me prova orën e saktë të uljes së avionit në vendin ku u gjet, personat që e përgatiten pistën dhe për llogari të kujt është kryer ky veprim si edhe njerëzit për të cilët Guidi do të rikthehej në Shqipëri në fund të muajit për të transportuar sipas tij 200 kg kanabis, punë për të cilën ai ka pohuar se do të paguhej 20 mijë euro.
Megjithatë ajo që dihet është se piloti 69-vjeçar ka treguar me detaje për bashkëpunëtorët e tij përderisa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë, duke mos ju drejtuar gjykatës për masë sigurie dhe duke mbajtur të sekuestruar vetëm pasaportën e tij si një masë që ndalon të lërë Shqipërinë përsa kohë është në mborjtjen e repartit RES dhe në dispozicion të hetimeve të hapura.

Leave a Reply

%d bloggers like this: