Home / Rajoni / Avionët luftarakë të SHBA-ve kryen me sukses misionin e tyre në Bullgari

Avionët luftarakë të SHBA-ve kryen me sukses misionin e tyre në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes të Bullgarisë Nikolay Nençev, njoftoi se avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët kanë mbështetur mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, me sukses e kanë kryer misionin e tyre.

Nençev tha se e çmon mbështetjen e dy avionëve të SHBA-ve që në kuadër të stërvitjeve të ”Air Policing” morën pjesë në rojën e forcave ajrore të vendit gjatë një jave së bashku me avionët MiG-29 të Bullgarisë.

“Ka gjatë kohë që hapësira jonë ajrore nuk ka qenë kaq e sigurt”, tha Nençev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: