Home / Kronika / Vdes i ndaluari nga policia, kishte probleme me zemrën, humbi jetën në spital

Vdes i ndaluari nga policia, kishte probleme me zemrën, humbi jetën në spital

Një burrë 54-vjeç vdiq sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve me zemrën. Fadil Hoxha ishte ndaluar të shtunën nga Policia e Lushnjës, i akuzuar për vjedhjen e 80 kilogramë ullinj.
Ai është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë në Divjakë e më pas në Lushnje. Pasi ka shfaqur probleme me zemrën, ai është shoqëruar në spital me autoambulancë, kur dhe ka ndërruar jetë.
Familjarët kanë pretenduar se policia nuk i ka dhënë mjekimin që ai merrte, por policia ka pohuar të kundërtën. Ndërkohë që janë duke vazhduar hetimet për të mësuar dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: