Kronika

Protestë kundër mbetjeve. Tubim para Parlamentit

Ka nisur përpara Parlamentit protesta e shoqërisë civile kundër importit të mbetjeve të riciklueshme, ndërsa forca të shumta policia janë aty për të siguruar rendin. Ka thirrje “Jo plehra në Shqiperi”, “Shqipëria nuk është kosh plehrash”. 
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi para dy ditësh ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan.
Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi tha se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar. Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Do të ketë një listë të gjelbër që nuk përfshin mbetjet organike.
Sipas Shalsit, tashmë Shqipëria i ka kapacitet e duhura të kontrollit dhe do të përcaktohen vetëm 2-3 pika doganore për futjen e lëndëve të para për riciklim.
“Në Shqipëri importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit”, tha Shalsi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button