Home / Kronika / Qëllohet helikopteri i policisë

Qëllohet helikopteri i policisë

HELIKOPTERI-MBULIM_6Edhe gjatë së premtes është qëlluar me armë një helikopter, që mbështet operacionin antikanabis në zonën e Dukagjinit.

Plumbat janë lëshuar në kohën kur helikopteri ka kaluar në fshatin Pult, por pa shkaktuar dëme. Në ditën e dytë të aksionit janë asgjesuar 7 mijë rrënjë kanabis sativa, të mbjella në zonën malore të Dukagjinit.

Një ditë më parë policia asgjesoi 34 mijë rrënjë hashash. Në ditën e dytë janë angazhuar forca të Policisë së Shkodrës, të FNSH dhe repartit RENEA, gjithsej 160 policë që janë nisur me një helikopter të RENEA-s dhe dy helikopterë transportues të ushtrisë, si dhe 15 automjete.

Ndërkohë në përbërje të këtyre forcave policore janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqësore, si dhe 12 ekspertë kriminalistë të Policisë shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materiale në vendin e ngjarjes.

Edhe në ditën e parë të aksionit është qëlluar me armë në drejtim të policisë për disa minuta, me synim kthimin e tyre. Për fat asnjë nga plumbat nuk ka prekur helikopterët dhe mjetet e policisë. Ky është operacioni i dytë më i madh i policisë kundër kultivimit të kanabisit, pas atij në Lazarat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.