Home / Politika / Rama: Kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë

Rama: Kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë

Dita Evropiane për kujtimin e viktimave të totalitarizmit na kujton se komunizmi nuk është dënuar ende

edi_rama

Kryeministri Edi Rama kujtoi sot Ditën Europiane të perkujtimit te viktimave të komunizmit e nazizmit.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Kryeministri Rama shkruan, “#BlackRibbonDay. Dita Europiane e Përkujtimit te viktimave te komunizmit e nazizmit – kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë”.

Parlamenti Evropian përcaktoi më 2 prill 2013, 23 gushtin si Ditën Europiane të Përkujtimit të viktimave të komunizmit e nazizmit

Sot kremtohet Dita Evropiane për kujtimin e viktimave të totalitarizmit, miratuar nga Parlamenti Evropian më 2 prillin e vitit 2013, për të nderuar kujtimin e viktimave të regjimeve antidemokratike të Evropës dhe të gjithë atyre që luftuan deri në flijimin e jetës kundër tiranisë.

Janë me mijëra përfaqësues të bindjeve të ndryshme fetare e kulturore, nga të gjitha vendet evropiane, viktimat e nazizmit e të komunizmit. Ndërmjet tyre, qindra meshtarë, rregulltarë, rregulltare e laikë katolikë, që u mbytën në mënyra nga më të ndryshmet, duke nisur nga kampet naziste, tek ato komuniste të përqëndrimit, vetëm për shkak të urrejtjes kundër fesë së krishterë.

Duke marrë një vendim të tillë, Parlamenti Evropian i fton shtetet anëtare të vijojnë punën për ta mbajtur gjallë kujtimin e së kaluarës, për të vënë në dukje fitoret e arritura përmes integrimit evropian dhe kontrastin ndërmjet lirisë së sotme e shtypjes tragjike të së kaluarës. Ftesë mëse e arsyeshme, po të kemi parasysh se – siç thekson Konferenca Ipeshkvnore Sllovene, në një dokument të publikuar këto ditë – në opinionin publik të vendeve ish-komuniste, nazizmi e fashizmi janë dënuar njëzëri, gjë që nuk ka ndodhur me komunizmin. E kjo, për shkak se komunizmi, duke qenë në pushtet për një kohë tepër të gjatë, bëri çmos t’i mbulojë gjurmët e krimeve, njëlloj të shëmtuara, si ato të nazifashizmit.

Prandaj Parlamenti Evropian thekson se asnjë organ politik ose parti politike, nuk ka të drejtë ta shkruajë historinë, sepse këto organe a parti nuk mund të jenë objektive. Vendet e lindjes evropiane, ku u kryen krime aq të shëmtuara, kanë nevojë mbi të gjitha për pajtim. E s’pushojnë së foluri për pajtim. Por nuk duhet harruar se pajtimi bëhet realist vetëm mbi bazën e së vërtetës.

Prandaj, para se të flitet për pajtim, duhet kërkuar pikërisht e vërteta, duhet të dalë në shesh e vërteta e paanëshme, nga e cila buron pajtimi, falja e dashuria ndërmjet njerëzve. E gjithë kjo, që e kaluara të mos përsëritet. Sepse faktet tregojnë që në vise të ndryshme të botës, persekutimi kundër Kishës katolike e njerëzve që luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vijon ende!

Leave a Reply

%d bloggers like this: