Ekonomia

Banka Botërore: Shqipëria vijon rritjen ekonomike; Kujdes me kreditë e këqija

Sipas raportit të fundit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore, rritja ekonomike parashikohet të forcohet për vitin 2016, duke i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet që të jetë 3.2%, krahasuar me nivelin 2.8% në vitin 2015, dhe të arrijë 3.5% në vitin 2018.

Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë 2.7% në 2016, nga 2.2% që ishte në 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në vitet 2017 dhe 2018.

Por, për Bankën Botërore, shqetësuese mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme e cila po vazhdon të ngadalësojë rritjen e kreditimit veçanërisht për bizneset.

Për përfaqësuesen e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, Shqipëria duhet të zgjidhë sa më shpejt çështjen e kredive të këqija. Sipas saj duhet të nisë të zbatohet strategjia për uljen e kredive jo performuese, për të cilën po diskutohet edhe kuadri ligjor.

Çelësi, sipas znj.Sayed është që të trajtohen 35 kompanitë që konsiderohen si borxhlinjtë e mëdhenj. Përfaqësuesja e BB-së tha se duhet të analizohet përbërja e këtyre huave jo performuese (NPL) dhe të trajtohen rast pas rasti në mëhrë specifike.

Banka Botërore theksongjithashtu se rritja e NPL-ve lidhet me mungesën e likuiditetit nga ana e disa kompanive të mëdha dhe kjo ka bërë që bankat të jenë gjithnjë e më shumë risk-kundërshtuese.
Sipas Bankës Botërore huaja e dhënë ka qenë kryesisht për konsumatorët dhe jo për sipërmarrjet.

Një tjetër shqetësim i artikuluar nga Banka Botërore lidhet edhe me ekzekutimin e investimeve publike që mbetet i ulët. Shpenzimet nuk janë realizuar plotësisht ( shpenzimet korrekte me 91% dhe shpenzimet kapitle me 78%) Në gjysmën e parë të vitit, bilanci i qeverisë ishte në suficit ( 17.2 mld) lekë, por pritet të bjerë në 2.5% të PBB-së bë fund të vitit.

Sa i përket borxhit publik, Banka Botërore vlerëson se ai ka pësuar rënie ( 72.7%) dhe kjo tendenvë do të vazhdojë në periudhën afatmesme.

Banka Botërore vlerësoi gjithashtu se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, si dhe të përmirësojë klimën e biznesit për të ecur drejt asaj që njihet si “gold class”.

Po çfarë parashikon Banka Botërore?

Sipas saj ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare pritte të përshpejtohen gradualisht në tre vitet e ardhshme. Ato pritet ë konsolidohen nga projektet e mëdha infrastruktutore si TAP dhe hidrocentrali i Banjës në jug të Shqipërisë.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe refromat për adresimin e nivelit të lartë të NPL-vemund të forcojnë më tej investimet dhe konsumin privat në periudhën afatmesme. Perspektiva e rritje sekonomike për Shqipërinë varet nga ajo se çfarë do të ndodh me reformat strukturore; rutjta e vrullit të reformave, vijimi i përpjekjeve për konsolidim fiskal, që do të kenë rëndësi jetike.

Prioritet mbetet përmirësimi i klimës së biznesit, adresimi i nivelit të lartë të NPL-ve, konsolidimi i administratës tatimore, reformimi i mëtjeshëm i sektorit të energjisë, menaxhimi më i mirë i investimeve publike dhe zbutja e rreziqeve fiskale.

Në lidhje me rajonin, Banka Botërore ka raportuar se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë.

Mesazhet që ka përcjellë Banka Botërore:

  • Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të rriten, duke mbështetur punësimin dhe uljen e varfërisë
  • Konsumi si pasojë e situatës së përmirësuar të tregut të punës
  • Deficitet fiskale u ngushtuan dhe nivelet e borxhit pritet të bien
  • Mjedisi i ndërlikuar global kërkon angazhim për të adresuar zhbalancimet fiskale, si dhe zbatimin e reformave strukturore.

Banka Botërore ka listuar rreziqet dhe mundësitë e rajonit.

Të jashtmet:

  • Paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare financiare
  • Politika shtrënguese monetare nga Rezerva Federale e ShBA
  • Rritje më të ulët ekonomike se parashikimet në vendet kryesore partnere tregtare për eksportet e rajonit
  • Dobësia e vazhdueshme e Greqisë
  • Tensionet politike në Turqi

Të brendshmet:

  • Zgjedhjet dhe pasiguria politike
  • Por, cikli i ri politik ofron mundësi për progres

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button