Home / Teknologji / iPhone 8 pritet të jetë ndryshe

iPhone 8 pritet të jetë ndryshe

iPhone 7 sapo ka dalë në treg dhe Apple ka nisur të korrë frutet e punës së saj dhe konkurrenca e shtyn kompaninë që të mendojë më shpejt për pajisjen pasaardhëse.

Dhe pajisja pasaardhëse është iPhone 8, që sipas forumeve teknologjike dhe artikujve që qarkullojnë në internet do të jetë një revolucion më vete sa i përket linjës së prodhimit të telefonave inteligjentë të kompanisë.

Është ende shpejt për të folur për hollësi në lidhje me këtë telefon, që siç e do tradita, Apple pritet ta prezantojë në muajin shtator të 2017. Por një postim i një personi, që thotë se është punonjës në fabrikën Herzliya në Izrael, atje ku prodhohen hardware-t e kompanisë amerikane, ka nxitur disa hamendësime.

Së pari, iPhone 8 do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe nga iPhone 7, me një ekran të përthyer, kamera më cilësore, procesorë dhe RAM (memorie të përkohshme) shumë më të avancuar.

Ai që bie më shumë në sy, gjithnjë nëse merren për të vërteta këto hamendësime, është dezajni. Apple është kritikuar shpesh për ngurtësinë e treguar në të gjithë modelet iPhone, duke ruajtur karakteristikat e telefonit të parë të nxjerrë në 2007.

Sigurisht, të gjitha këto mbeten në kuadër të hamendësimeve nëpër forumet teknologjike dhe rrjetet sociale, por që përforcohen fort nga fakti  se vitin e ardhshëm është 10-vjetori i daljes në treg të iPhone të parë, një telefoni që revolucionarizoi pajisjet inteligjente.

Leave a Reply

%d bloggers like this: