Home / Ekonomia / Database për të pastrehët, 35 mijë në gjithë Shqipërinë

Database për të pastrehët, 35 mijë në gjithë Shqipërinë

Në Shqipëri ka 3 500 të pastrehë. Shifra është publikuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe është identifikuar përmes strategjisë së veprimit social 2015-2025.

Zv/Ministri i Zhvillimit Urban, Alfred Dalipi, tha se identifikimi i të pastrehëvë ka qenë një ndër pritoritetet e Ministrisë, pasi i hap rrugën adresimit të problemit drejt zgjidhjes.

Alfred Dalipi: Vendi ynë Shqipëria, ka një strategji për fushën e strehimit social dhe plan veprimi të miratuar me të gjitha kostot. Ne patëm një partner që ishte Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një database ku evidentohen të gjithë të pastrehët. Sot Shqipëria numëron 35.000 të tillë.

Strategjia e veprimit social, u prezantua gjatë konferencës ndërkombëtare “Strehimi për të gjithë”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai njoftoi edhe planin e ri të Bashkisë, që do të jetë një forme e re partneriteti Privat-Publik me ndërtuesit, për t’ju ofruar bonuse nëse ndërtojnë banesa sociale për të pastrehët.

Erion Veliaj:  Plani i ri urbanistik që ne do të kalojmë në fund të Tetorit dhe do ia kalojmë këshillit bashkiak është që ndërtuesit dhe zhvilluesit të kenë një bonus mbi zhvillimin e tyre nëse bien dakord të bëjnë një marrëveshje me bashkinë që një përqindje të apartamenteve tia japin bashkisë për fondin e banesave sociale. Kjo do të mundësonte që familje të tilla të jenë në çdo zhvillim të ri të qytetit dhe jo vetëm në një geto sociale.

Në tryezën ndërkombëtare për çështjen e strehimit, të organizuar në Ditën Botërore të Habitatit, mori pjesë edhe Ambasadorja holandeze, Dewi Van de Weerd, e cila e vuri theksin tek drejtësia sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.